Çifti do të jetë vetëm 0,1 gradë larg njëri-tjetrit. Mediat ndërkohë shkruajnë se bashkimi i dy planetëve ka ndodhur në Ujor, më 21 dhjetor te vitit 1405, por që kanë qenë më larg se bashkimi që do të ndodh ditën e sotme. Data 21 dhjetor para 600 viteve sjënoti nisjen e epokës së Rilindjes.

“Yjet e krishlindjes’, kështu cilësohet nga mediat ndërkombëtare, bashkimi i dy planetëve që pritet të ndodh ditën e sotme. Sipas mediave të huaja, Jupiteri dhe Saturni ditën e sotme do të jenë më afër se kurrë përgjatë 800 viteve të fundit.

Kjo ndodh me 21 dhjetor, solsticin dimëror, dhe për ata që studiojnë yjet  bashkimi i tyre ka një simbolikë të veçantë.

Çifti do të jetë vetëm 0,1 gradë larg njëri-tjetrit. Mediat ndërkohë shkruajnë se bashkimi i dy planetëve ka ndodhur në Ujor, më 21 dhjetor te vitit 1405, por që kanë qenë më larg se bashkimi që do të ndodh ditën e sotme. Data 21 dhjetor para 600 viteve sjënoti nisjen e epokës së Rilindjes.  Ndërkohë siç raportojnë me mediat sot  më 21 dhjetor 2020 ne epokën e Ujorit, astrologët thonë se ky afrim do të sjellë shprese për globin dhe presin qe të ndikojë në menyrën se si e tërë shoqëria do të fokusohet te arti, politika dhe shendeti.

Aestrologët thonë se takimi i Jupiterit dhe Saturnit është një bashkim i madh pasi janë dy planetët më të mëdha në sistemin tonë diellor. Megjithëse të dy planetët do të shfaqen në mënyrë spektakolare afër njëri-tjetrit në kupolën e qiellit ditën e sotme Jupiteri dhe Saturni janë në të vërtetë 456 milion milje (734,000 milion km) larg njëri-tjetrit.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkimi i madh i vitit 2020 i Jupiterit dhe Saturnit do të jetë më i afërti që nga viti 1623 dhe më i afërti që mund të vërehet që nga viti 1226. Në bashkimin e madh të vitit 2000, 20 vjet më parë, Jupiteri dhe Saturni ishin afër diellit në qiellin tonë dhe ishin të vështirë për t’u vëzhguar.

Teksa mund t’i shihni ditën e sotme, mund të vini re se  ndryshe nga yjet vezulluese  Jupiteri dhe Saturni shkëlqejnë të dy. Në nëntor gjatë periudhës kur hëna kaloi Jupiterin dhe Saturnin (rreth 16 nëntor – 21 nëntor), të dy planetët gjigandë të gazit ishin rreth 3 gradë larg njëri-tjetrit.

Saturni është planeti i gjashtë larg diellit. Saturni është planeti më i largët dhe më i ngadaltë që mund ta shohim lehtë vetëm me sy. Jupiteri verbues, planeti i pestë nga dielli, është planeti i dytë i ndritshëm më i ngadaltë, pas Saturnit. Saturnit i duhen gati 30 vjet për të shkuar rreth diellit, ndërsa Jupiterit i duhen gati 12 vjet.

(A.k.dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here