A mund të humbisni në peshë vetëm duke konsumuar ujë?

Ekspertët thonë po, por bashkangjitur duhet të keni edhe një stil jetesë të shëndetshëm që e promovon këtë.

Kjo konsiston në 6-8 orë gjumë, ushqim i shëndetëshëm dhe aktivitet i përditëshëm fizik.

Uji në këtë pikë ju ndihmon të largoni toksinat nga trupi dhe të ndiheni më të lehtë.

Këshilla e famshme se duhen pirë të paktën 8 gota ujë në ditë është e vërtetë, por edhe ky regjim varet nga personi.

Shpesh sasia e ujit që duhet të konsumoni varet shumë nga jeta që bëni.

Rregulli që duhet të ndiqni

Sipas një studimi të CDC, rreth 43% e të rriturve në të gjithë botën nuk konusmojnë mjaftueshëm ujë gjatë një dite, ndërsa 7% nuk konsumojnë aspak ujë.

RRegulli i artë i 8 gotave ujë në ditë vlen për të gjithë njerëzisht mesatarsisht, por gjithnjë dëgjoni trupin tuaj.

Nëse ndiheni ende të etur pas konsumimit të 8 gotave mundohuni të mos i konsumoni të gjithë menjëherë.

Kur ndiheni të mbushur e të fryrë me ujë mos e tejkaloni masën edhe nëse nuk i keni arritur litrat e duhura për atë ditë.

Në të kundërt ka rrezik që të përballeni me sëmundje si hyponatremia apo intoksikimi nga uji kur niveli i kriprave në trup është shumë i lartë.

Kjo mund të shkaktojë fryrje të trurit e një sërë problemesh të tjera, ndaj mos e sforconi veten.

Për personat që stërviten

Nëse keni një ditë shumë aktive që përfshin shumë aktivitet fizik, uji është aleati juaj më i mirë.

Me siguri do ju duhet të konsumoni më shumë se 8 gota ujë në ditë.

Ekspertët rekomandojnë që 400-500 ml t’i konsumoni menjëherë pas një stërvitje intensive për të hidratuar organizmin.

Nëse jeni mbipeshë

Për njerëzit mbipeshë nevojat për marrjen e sasisë së ujit janë më të mëdha se tek të tjerët.

Përshembull nëse peshoni 81 kg duhet të konsumoni më shumë se  2 litra ujë në ditë pasi ndihmon në hidratimin e trupit dhe uljen e peshës trupore.

Këshilla përgjithshme e ekspertëve është që të konsumoni përafërsisht 8 gota ujë ose më shumë nëse kërkoni të dobësoheni./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here