Historiani Kastriot Dervishi publikoi në një foto të shkrepur 107 vite më parë në Shkodër, kur festohej 1-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Në foton e rrallë shfaqen në rrugë banorë të Shkodrës të entuziazmuar.

Ceremonia u zhvillua në bashkinë e qytetit.

POSTIMI I PLOTE
1913/Flamuri në Shkodër

Më 28 nëntor 1913, ora 10.00, në përvjetorin e parë të pavarësisë u ngrit flamuri kombëtar edhe në Shkodër. Qyteti administrohej në atë kohë nga një komision ndërkombëtar.

Ceremonia u zhvillua në bashkinë e vjetër të qytetit. Aty folën guvernatori Filips dhe kryetari i bashkisë, Muharrem Gjylbegu. Pesë fuqitë e mëdha: Britania e Madhe, Ausrtro-Hungaria, Italia, Franca dhe Gjermania, kishin përfaqësuesit e vet në këtë ceremoni. Aktiviteti u zhvilluar në harmoni të plotë vëllazërore, pa kurrfarë dallimi politik apo fetar. Në fund të fjalimeve është thirrur “Rroftë Shqipëria” si dhe është kënduar “himni kombëtar” i shkruar nga Pashko Vasa “O moj Shqypni”.
Me këtë foto, uroj gjithë shqiptarët gëzuar 28 nëntorin!

/a.m.

FOTO e rrallë/ Si festohej 1-vjetori i Pavarësisë në Shkodër

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here