Mbani shënime! Si ta largoni dhimbjen e kokës në mënyrë natyrale
Shumë njerëz në mbarë botën vuajnë nga dhimbja e kokës dhe disa prej tyre kanë gjetur “ngushëllim” tek ilaçet, por janë disa metoda natyrale që do ju bëjnë të shkëpusni marrëdhëniet me barnat farmaceutike.
Limoni
Limoni ndikon veçanërisht në kurimin e dhimbjes së kokës. Këshillohet që të merrni pak ujë të vakët dhe ta persieni me lëng limoni. Nëse dëshironi mund të hidhni dhe lëng frutash të shtrydhur.
Pini sa më shumë ujë
Pini sa më shumë ujë gjatë ditës. Shpesh herë dhimbja e kokës ndodh për shkak të dehidratimit.
Molla
Hani çdo ditë mollë të spërkatur me pak kripë natyrale, do të shihni se do të ndikoje pozitivisht në qetësimin e dhimbjes së kokës.
Copa akulli
Akulli përmirëson qarkullimin e gjakut, kështu që vendosni copa akulli në zonën ku keni më shumë dhimbje.
Gjethe menteje
Merrni një gotë ujë të nxehtë, hidhni një luge gjethe menteje e grirë dhe lëreni për rreth 10 minuta. Më pas pijeni. Kjo ndihmon në qetësimin e dhimbjes së kokës, shkruan Mapo.