Hëna mund të ketë mbrojtur atmosferën e Tokës nga Dielli që ka qenë më aktive, para 4 miliardë viteve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të uebfaqes “New Scientist”, mostrat e gurit të mbledhur nga Hëna gjatë misionit Apollo dhe janë sjellë në Tokë, paraqiti prova se sateliti i Tokës kishte një fushë magnetike midis 4,2 dhe 3,4 miliardë vite më parë.
Është llogaritur se fusha magnetike e Hënës në këtë periudhë e cila ka qenë 2 herë më afër me Tokën sesa sot, ka qenë e aq e fuqishme sa fusha magnetike e Tokës sot.
Shkencëtari nga Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) James Green dhe kolegët e tij, zhvilluan një studim modelimi që zbulon ndërveprimin e fushës magnetike të Hënës me Tokën, në përputhje me këtë informacion.
Shkencëtarët arritën në përfundimin se fushat magnetike të Hënës dhe Tokës në atë periudhë duhet të jenë kombinuar për të krijuar një magnetosferë mbrojtëse që mbeti aktive për qindra miliona vite.
Besohet se kjo magnetosferë zgjidh një nga pikëpyetjet kryesore të periudhës së hershme të Tokës, duke parandaluar Diellin, i cili ishte shumë më aktiv atëherë, për ta shkatërruar atmosferën e tokës.
“Hëna duket se ka ofruar një pengesë të rëndësishme mbrojtëse ndaj erës diellore për Tokën. Gjatë kësaj periudhe, një pengesë kritike për aftësinë e Tokës për të ruajtur vazhdimësinë e atmosferës së saj”, tha Green. /voal.ch /InforCulture.info