Proshuta që hapët fundjavën e shkuar nuk do të qëndrojë përgjithmonë e freskët në frigoriferin tuaj.

Në fakt, ka një guidë se sa gjatë mund të qëndrojnë ushqimet apo pijet në frigorifer pa u prishur. Si fillim sigurohuni që frigoriferi juaj është i graduar në 4 gradë ose në temperaturë më të ulët.

Sa i freskët është ushqimi ynë i “freskët”

Nëse etiketa ka të dhëna të qarta për afatet e skadencës, konsumojeni ushqimin sipas rekomandimeve.
Duhet theksuar se etiketa “skadon më..” tregon se produkti është në cilësinë optimale deri në këtë datë. Me shumë mundësi, disa ushqime i hani pa efekte negative dhe pas kësaj date.
Sipas rekomandimeve nga organizatat më të mëdha të ushqimit ja sa mund të rezistojnë pa u pishur disa ushqime:

Alkooli

Birra, 1 ditë nëse mbahet e mbyllur fort.
Shampanja: 3-5 ditë (mund të jetë pa bulëzimet, por e sigurt për t’u konsumuar).
Vera, e kuqja dhe e bardha: 3-5 ditë (hiqeni verën e kuqe nga frigoriferi një orë para servirjes dhe lëreni në temperaturë ambienti).
Mbushjet

Salcë barbekju: 4 muaj
Humus: 1 javë
Shurup panje: pa afat
Ketchup: 6 muaj
Majoneza: 2-3 muaj pas afatit të skadencës
Mustarda: 1 vit
Bulmetrat

Djathi i dhisë: 1 javë
Vezët: 3-5 javë
Qumështi: 1 javë pas datës së skadencës
Djathë mocarela: 2 javë
Kaçkavall i paketuar: 3 muaj pas datës së skadencës
Kosi: 7-10 ditë pas datës së skadencës
Fruta dhe perime

Mollët: 3-4 javë
Avokadot, të prerë: 2-3 ditë )të shmangni nxirjen, hidhini pak lëng limoni tulit dhe mbështilleni fort me qese plastike ose alumini).
Boronicat:1-2 javë
Brokoli: 3-5 ditë
Karotat:2-3 javë
Selinoja:1-2 javë
Rrushi: 5-7 ditë (Mos e lani deri në momentin që dëshroni ta konsumoni).
Sallata, e pastruar në paketim: 3-5 ditë
Lëngu i portokallit: 7-10 ditë
Pjeshkat: 3-5 ditë nëse janë të pjekura
Manaferra dhe luleshtrudhe: 2-3 ditë
Mish dhe shpendë

Proshuta: 1 javë
Mish viçi, qingji, derri: 3-5 ditë
Mish i grirë viçi dhe gjeli, të gatuara: 3-4 ditë
Mish i grirë viçi dhe gjeli, të pagatuara: 1-2 ditë
Feta mishi dhe proshute: 3-5 ditë
Shpend, i gatuar: 3-4 ditë
Shpend, i pagatuar: 1-2 ditë
Ushqime deti

Salmon, ton, karkaleca (të gjithë peshqit e verdhë), të gatuar: 3-4 ditë
Salmon, ton, karkaleca, të pagatuar: 1-2 ditë
Sushi: 1 ditë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here