Një analizë e re nga kompania konsulente “Boston Consulting Group” (BCG) hedh dritë mbi të ardhmen e industrisë së automjeteve, duke parashikuar një ndryshim rrënjësor në dekadën e ardhshme. Sipas këtij studimi, deri në vitin 2035, motorët me naftë (diesel) pothuajse do të zhduken plotësisht nga tregu evropian i makinave të reja,

Sipas projeksioneve, automjetet elektrike do të dominojnë tregun evropian me një pjesëmarrje prej 87% të të gjitha regjistrimeve të reja. Pjesa tjetër do të përbëhet nga 7% makina hibride klasike, ndërsa modelet “plug-in” hibride dhe ato me motorë me djegie të brendshme do të mbeten me një pjesëmarrje margjinale prej vetëm 3%.

Krahasimi global:

  • Evropa: Fokus total te elektrifikimi, me zhdukjen pothuajse të plotë të naftës.

  • Kina: Tregu më i madh në botë pritet të ndjekë një trend të ngjashëm me Evropën, ku makinat elektrike do të dominojnë, por me një përfaqësim pak më të lartë të hibrideve “plug-in”.

 

  • Shtetet e Bashkuara: Për dallim nga Evropa dhe Kina, SHBA-ja do të vazhdojë të mbështetet te motorët me djegie të brendshme dhe hibridët. BCG parashikon që katër nga pesë makina të reja në SHBA edhe pas 10 vitesh do të përdorin benzinë ose sisteme hibride.

 

Analiza gjithashtu vë në dukje se objektivat e Komisionit Evropian për elektrifikimin deri në vitin 2030 mund të jenë tejet ambicioze. BCG vlerëson se deri në atë vit, vetëm rreth 42% e regjistrimeve të reja në BE do të jenë automjete elektrike, një shifër kjo dukshëm më e ulët se pritshmëritë e rregullatorëve evropianë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here