Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për mikroçipimin e maceve tashmë kanë hyrë në fuqi.

 

 

Në të njëjtën kohë, qendrat e shpëtimit po përballen me një krizë të madhe. Sipas një raportimi të BBC Breakfast, për herë të parë në historinë e RSPCA-së, numri i maceve nën kujdesin e organizatës ka kaluar numrin e qenve.

 

 

Vetëm gjatë muajit qershor, në kujdesin e RSPCA-së u pranuan 551 mace. Organizata paralajmëron se po i mbaron hapësira dhe u bën thirrje qytetarëve të adoptojnë kafshë.

 

 

Ndërkohë, pronarët e maceve duhet të respektojnë rregullat e reja për mikroçipimin.

Nëse një mace gjendet pa mikroçip, pronarit i jepen 21 ditë për ta pajisur kafshën me mikroçip.

 

 

Nëse kjo nuk bëhet brenda afatit, pronari mund të përballet me gjobë deri në 500 paund, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Mikroçipi është një pajisje e vogël, afërsisht sa një kokërr orizi, e cila vendoset nën lëkurë.

 

 

Çipi përmban një numër unik që regjistrohet në një bazë të dhënash.

Në rast se macja humbet ose gjendet endacake, skanimi i mikroçipit mundëson identifikimin e pronarit dhe kthimin e kafshës në shtëpi.

 

 

Sipas korrespondentit të BBC-së, Nick Dixon, kriza në qendrat e shpëtimit lidhet me disa faktorë. Gjatë verës zakonisht ka më pak adoptime, ndërsa kjo periudhë përkon edhe me sezonin e shumimit të maceve.

 

 

RSPCA ka raportuar se incidentet e lidhura me macet janë rritur me 49% këtë vit, ndërsa raportimet për mace dhe kotele endacake janë rritur me 190%.

 

 

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve paralajmërojnë se situata po rëndohet edhe më shumë nga kriza e kostos së jetesës, duke bërë që shumë qendra të shpëtimit të kenë lista të gjata pritjeje për pranimin e maceve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here