Hajredin Cakrrani
INTERESANTE!!!
Pak kush di për Ahmet Zogun këto që ka shkruar bashkëpunëtori i tij
Po e postoj me rastin e ditës së ikjes në amshim të tij.
Bej. Këtë e qëkurë dyert e matjanëve me Toptanaj. Dhe nashti ishin ungj e nip duket me Esat Pashnë e që më trubulloi më shumë se vetë Esat Pasha, që kish vitra (vite) që n’a dil’ më ëndërr. Po im vëlla Bektashi m’a këndoi mëndjen, duket dhe e pyet: Amet Bej (Zogu), sa ty unë kam djalnë dhe më vjen mirë e bëhem mal kur shoh se si e ke marrë përpjekur këtë punë. Po nukë më thua se qysh nuk e ndihe dajon (Esad p. Toptanin) kur erdh’ që të lëftoj rrebeltë, se andej nga anët tuaja u derdhë me ushtëri e ju i vajtët pas,” mbase me hak! Ahmet Beu, që ish më i hollë në mëndje se ç’pamdehmë tha: – Vërtet kur u sos më anët t’onë unë isha çilimi nga kapedantë e tjerë që vëndosnë ti bien pas, sido që kisha dhe ahere djem të ri me vete. E atijë i duhej fuqi e madhe për të shtypurë rrebeltë, po aty ai e ndjeu dhe t’i këtheje llafinë, as t’a shkoje nëpër mënd! Ndaj i thashë se duke qënë fuqi e madhe e unë si të vij, si të mos vij nukë bëhej gjë! – Dëgjo ore dajo, kurë je nisur për këtë punë të madhe unë i ngrë duart përpjetë dhe të them ishallah! Por po t’a mbaroç këtë punë të madhe, do të të them marshallah!
Ai u nxi nga inati, si do që e nuhati që mund të jetë a jo mëndje çilimiu, pa atij i madh e jo më unë s’ja këtheje dot llafnë! Ndaj unë nxitova më këmbë të t’im eti e si zot më vëndë t’a ujdisë: – Këtu je më konak t’onë dhe qoftë vetëm për kafe, do n’a begenisësh! Ai duke e bluar mejtimin më kokë erdhi në Burgajet dhe bujti atë natë, po e hoqi dot atë mejtim për mua a jo, nuk e dij dhe sotë!
– Më habit Ahmet Bej, si të gjithë i vajtnë pas me Xhelal Bej e të tërë dhe ti që kërthi ke pasur mëndje t’i këtheç llafnë, bëri t’a ujdisë Bektash Beu muhabetnë. – Ja, unë jam më i vogël se im vëlla dhjetë vjetë e kusur, po kur vjen puna për të lëftuar nuk j’a këthejmë llafnë, se është më zanat të tij, pa dhe nuk mund të n’a dojë të keqen!
– Bej, po më lëfton me llafe që të të them atë që do ti Ahere të të pyes, me sahanë pa
kapak llafose, a jo?
Bektashi tundi kokën poshtë dhe Amet Beu tha: Një mëndje më tha tek venë këta të tjerë, po unë çilimi do këthej llafnë, po t’a dish Bej, se prapa dajos Esat p. Toptanit) që e shkon nëpër mënd zotrote mund të veja, pa dhe të bëja ndonjë pasuri. Po më e shuma po të bëheshe mes atyre çakenjëve që mban nga pas, ndonjë roje i tij i parë. Këjo do të thosh se për ç’do armik që ka ai me bollëk që tek lind e tek perëndon, t’a haja plumbin unë i pari, pa le të hidh’ mbi mua ca mexhite ai! Kështu, si do që t’u shkojë mëndja se e kam a jo Esat Pashnë gjë, këtu jam për vatanë, si ç’kam qënë çilimi dhe më Vlorë e që zotrote Bej s’më mban mënd, m’u këthye mua. Se s’ma do mëndja që zotrote Bej që ke një jetë që lëfton e të kemi dëgjuar gjithënjë, thua se u prish nga mëndë ky e të vijë të vritet për Esat Pashnë! …..
Pa Amet Beu ahere po të ketë qënë sa çilimiqtë që bijin kafetë e nukë do e kemi vënë re, njëqind vjet (kurrësesi)! Nashti ja ku ish aty me gjithë ata njers që kish hazër e aq i vëndosur të lëftoj e mbroj vatanë, që ish gjithëgjithë ca njers që do të vijin nga gjithë kazatë e tijë.
– Amet Bej, po është si the, po ai j’a preu: – Dëgjo Bej! Unë nukë erdha këtu se më mbushnë mëndjen, po m’u duk se vatani nashti që mund të ç’duket fare nga dynjaja me flit’ me atë gjuhnë e tijë. Dhe të mos dukesha unë nashti, do më zir’ turpi si mal e do më mbetej peng për jetë! Se për këtë vatan mund të vritemi që sotë a nesër, pa borxhin atijë kështu j’a kemi ç’lyer, ne të rinjtë them, pa ju që keni një jetë që lëftoni e keni bërë me kohë! Ai iku më krah të tij, ne më t’onën, po im vëlla Bektashi e dij që në lloj gjithë Kongresi do ish që të zgjidh një njeri që të ish i zot për vëndë! …..
Ky djalë, tha im vëlla, do n’a duhet më shumë se të gjithë më duket këtu më Kongres!…
…po ti kishe Myfyt Benë të hidhej për gryke, sikur po i shaje t’anë!
(Bëhet fjalë për organizimin e Kongresit të Lushnjës)
Kështu do bëjmë ç’mos të ngatërrojmë (në kuptimin e mirë të fjalës për të bërë një qeveri heterogjene) me gegë e toskë, të krishterë myslymanë nëpër ministri, se aqë duan njerst, pa u llafosa me Aqif Pash që pa asnjë llaf do jetë më krye të Kongresit e me të tjerë. Këtë herë për të ruajtur vëndë, si ministër të brëndshëm do vëmë atë djalnë e gjallë majtan, Amet Benë, pa le të më viret kondra njeri e të thotë se është çilimi nga më këtë kohë të ligë! Më të jashtëme nuk e luajmë dot Mehmet Benë mezi u’a muarrëm, po dhe atë e njohën ata në Konférencë të Parisit! (Kështu u bë).
… dijim më para qeveria do vejë më Tiranë, se Durrësi të harrohej nashti, pa më shumë kish pasur të këqia të themi të vërtetën, se të mira! Që aso kohe njerste Esat Pashsë e ç’mbeti nga ata të Durrësit, plasnë e ç’nuk bënë me miqtë e tyre italianë dhe që hoqnë dorë më vonë. Këtë e bënë nga marazi, jo se dojin!
(Kongresi mbaroi me sukses r. k.)
Më dit të fundit të jenarit Amet Beu u dërgoi telegram të gjithë prefektyrave, ku u ç’pjegon pse u mbajt Kongresi dhe ç’kish vendosur ai për fatin e Shqipërisë, duke bërë të mejtoheshin mirë nashti të tërë. Bektashi u fjalos me të nashti me përgjegjësi, si do që ai tha se do të linte këtu, batalionë shëtitës, po nuk ikje dotë as një sahat se s’dije ç’të prit! Kështu dhe delegatët nuk luajtën nga vëndi nashti që u muarr vesh sagllam se ja nga t’anët, ja nga italiantë dihej ç’të prit’! Ama këtu Amet Beu bëri çudinë, se që i kish habiturë të gjithë me vakt s’donte mënd, po këjo që bëri i la pa gojë të tërë! Pa u tha troç se ç’u vëndos këtu do të zbatohej se s’bën dhe këjo nuk do llafe do guxim! Ndaj unë ika i pari për Tiranë, ju rrini mirë jeni këtu dhe pa nga Bektash Beu e të tjerë, po të deleguarit nuk e prishën qedernë fare, mbase me hak! Se ato që ngjanë n’a thanë më prapa se rreziku ish aq i madh, sa s’dëftohej!
Na hoqi mënjanë për të n’a porositur, po im vëlla Bektashi j’a preu e i tha: – N’a zuri ne do rrimë me këta, po ti mos do ndonjë fuqi tjatër se jeni pak e më ç’do vënd ke italiantë a më keq akoma ata të tyt’ ungji! Që më fillim po, do i binte brruzi, pa po nashti s’kish qeder se duket e kishte ndarë mëndjen. – Për ç’do gjë njerinë ti e di, po Amet Beu tundi kokën dhe tha: -Tani Bej nuk ka më prapa, nuk të vjen më në dorë ky sahat, po do mirremi vesh! Ty të zuri vërtet, o rri, o po e pe se mund të vish ler këta me delegatë, po amanet dëgjove? – Ore të zgjodha unë, a më vure ti që më tregon arat, vështro dhe bëj ç’mos me të gjitha t’ja dalësh, se s’ta kam friknë! Vetëm më Tiranë të dua t’a mbaç frymnë, pa atje piqemi po qe e shkruar, dëgjove! Ai qeshi dhe s’tha dot, peqe Bej,….
Qeveria (e Lishnjes niset për në Tiranë).
Ai para e qeveria prapa dhe ne me mëndje të ngritur u këthyem tek njerst. Bektash Beu më delegatë për ndonjë punë, unë më njers e të tërë që pyesnin me gjak të ngrirë: – O po mbaroi apo jo Kongresi? Po unë ç’tu thosha e kështu bëmë-ç’bëmë i çuam të tërë delegatë e i strehuam sikur ishin muhaxhirë, në më të afërmit çifligje, më Çermë.
Këtej Amet Beu me të tjertë hyjnë më Kavajë e si gjithënjë aty pengesë. Këtë radhë j’u kish dalë kumandanti i garnizonit italian për t’u thënë ndal, po Amet Beu ishte më të tijën! I tha se njih’ vetëm qeverinë e Lushnjes, pa po të ishin përpjekur as një sahat luftë nukë bëhej, se vetëm topa e mitrolozë italiantë kishin pa hesap! Puna vajti gjer aty sa ai do jepte urdhër për të qëlluar, po Amet Beu nuk e luajti qerpiknë dhe tha:
– Nashti në vënd të plasë batareja e u bë hazër, kur të tërë kishin ngrirë! Gjithëgjithë me aqë ushtëri, topa, mitrolozë që kishin italiantë, pa bërë hesap vëndë që kishin bërë istikam e të shih si në pëllëmbë të dorës ku që andej të fshinin atças, mund të bëhej a jo, kiameti dy sahat luftë. Nuk kishte Perëndi jo Amet Bej që t’a kapëtonte dotë këtë pengesë. Ndaj ky i dha karar duket dhe kërkoi që të llafoseshin pa ndezur dyfek në mes të një urë e vogël prej druje aty andej italiani, këtej Amet Beu, po vetëm këta! Si i la dyfek e kobure ky dhe italiani i pa të tëra, a të mos të turpërohej, a u ngroh nga mitrolostë prapa tijë, nisi udhënë dhe ai mbi urë vetëm që të piqejë kështu me Amet Bene S’tokën duartë mirë, kur fap Amet Beu e mbërtheu oficernë për fyti atças Se nga nxjerr një kamë (thikë), që sa hap e mbyll sytë j’a vë më grykë italianit q e kish këthyer nashti nga të tijtë. Matjantë ishnin hazër po ky as i kish thënë njeriu gjë, se i erdhi atças në mënd duket dhe këta mund t’i kishi vrarë të dy. Nga ana tjatër ulërima e oficerit, jo nga Amet Beu duket po nga të tijtë që desh hapnë zjarr atças, bërrit ata e bërrit ai bëri që pas një cop
here, se ky nuk e çonte, të dilnin nga istikami. Ai ishte bërë meit dhe Amet të Durrësit, ndaj si ushtëri të rrijë atjë ku e kanë vëndë, kështu ai u bind. Me terezi matjantë erdhë aty se mos plaste dyfeku nga që ishin aqë afër, po nuk ngjau gjë! Oficeri italian hapi udhë dhe Amet Beu ndënji ca ditë për të ujdisur administratën më Kavajë nashti, po haberi u vajti atyre çingive të Durrësit e i zunë të prerat.
Kur muarr vesh se vetëm me luftë nukë i këtheje dot këta nga udha, j’a behën me njerst të tyrej. – Jo po të mos njihen këto e ato që u thanë e u bënë më Kongres, jo po të vish ti dhe të bëjmë një kongres të madh më Vlorë, jo po t’a llafosim si e qysh mund të bëhet më mirë, se është rrëmullë, po ai j’a u preu: – Ore kush jeni ju që po më jepni mëndje a urdhëra se nuk j’u njoh fare! Keni ndonjë muhabet tjatër, këtë e harroni se nuk i shkojë nëpër mënd fare, jo të llafosem unë për këto që po më thoni! U ra pika atyre dhe ikën më Durrës, po ky u nis për në Shijak e po kjo punë me kumandantët e ushtërisë italiane, me topa e mitrolozë e prapë erdh’ ata të Durrësit e më fund me bisht në shalë. Dhe këta pëngesnë e fundit e kishin kur hyjnë më Tiranë, si dy të parat dhe mileti u derdhnë se haberi ikën. Me temena të madhe e pritnë dhe që atë sahat e bënë Tiranën la nouvelle capitale. (Kryeqytet i Ri).
Nga KUJTIMET E NJË FIRMËTARI
(I shpaëlles së pavarësisë).


