NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS
Kumbaria
Një oficer /major/serb, duke u kthye nga Fronti i Selanikut, humbë rrugën dhe ashtu i vetmuar e sjell fati në fshatin Melenicë të Mitrovicës. Takon një fshatar dhe e pyet se cilës familje me iu drejtua për të bujtë sonte. Ai i tregon se kjo familje, duke ia treguar me dorë shtëpitë e Vocajve, është bujare dhe aty mund të bujsh.
Familja Vocaj e pranon /pa ditë se kush është/ pa ditë se kush është dhe, meqë rrobat i kishte tërësisht të shtjerrura dhe i lodhur nga rruga, ia mundësojnë pastrimin dhe i veshin rroba të lara. Natyrisht i dhënë ushqim dhe dy netë e mbajnë në shtëpi. Ditën e tretë, me kërkesë të tij, i zoti i shtëpisë Beqiri, cakton njerin nga djemtë e tij dhe bashkë në kuaj nisin rrugën duke e përcjellë deri në kufi me Serbi, ku ai serbi e falenderon. Vocaj kthehet në shtëpi me obligimin e kryer.
Ai serb kshte qenë ushtarak besnik i mbretit të Serbisë. Pas katër muajsh vdes ushtaraku. Mbreti urdhëron që ta tubojnë gjithë dokumentacionin e tij. Kështu, duke lexua “Memoaret” e tij, gjejnë gjithë odisejaden e tij, si dhe rastin e familjes Vocaj.
Mbreti merr në interesim këtë dhe ia dërgon një shkresë familjes Vocaj, me kërkesën pa shpjegim fare, që një përfaqësues i familjes Vocaj menjëherë të shkojë në Beograd. Natyrisht familja shqetësohet se ç’do të ndodhte! I zoti i shtëpisë ishte i moçëm dhe vendosi ta dërgojë Sherifin. Sherifi nga Vushtrrija niset dhe me tren shkon në Beograd. Paraqitet tek mbreti, i cili aty kishte qenë edhe me ministrat e qeverisë dhe miq të tij. I shpreh mirëseardhje. Në një rast, duke dashur ta provojë Sherifin e pyet se pasi kinse iu kishte mykur e tërë krypa në një magaze, si mund ta pastrojë. Sherifi e dinte se krypa nuk myket; i thotë shumë leht: Qiti tamël zogu dhe gjithëçka në rregull. Kjo ishte përgjigjja gjegjëse, sepse as zogu nuk qet tamël. Ua bënë me shenjë të tjerëve se ky njeri qenka i zgjuar dhe se bënë.
Pas kësaj, mbreti i tregon të vërtetën mbi musafirin e panjofshëm. Ashtu edhe ia mundëson familjes Vocaj kumbarinë në shenjë mirënjohje e pastaj edhe beneficione tjera. Këtu zë fill kontakti i Vocajve me mbretin dhe Qeverinë e Sërbisë. Pastaj e kemi
Sherif Voca deputet.
Aso kohe, siç dihet, problem dhe qëllim i planifikuar nga serbia ishte t’i shpërngulë shqiptarët nga Kosova dhe trojet tjera që i kishte Serbia nën okupim. Lidhur me këtë Qeveria e Beogradit mbanë disa seanca dhe në një seancë vendimtare, Sherifi qëllon me Ramë Bllacën. Një natë më parë, Sherifi kishte bujtë tek studentët shqiptarë në Beograd. Bashkë me ta kishin bisedua për shpërnguljen dhe, shi për këtë studentat ia kishin bërë me shkrim Referatin kundërshtues, të cilin Sherifi duhej ta paraqiste në Parlamentin serb. /Paksa interesant, Sherifi ka ditë me lexue, por nuk ka ditë me shkrue/. Mirëpo për këtë ishin marrë vesh me deputetin Ramë Bllaca, çka edhe ndodhi të nesërmen në Parlament.
Kur ia dhanë Vendimin e Qeverisë për shpërnguljen e shqiptarëve, Sherifi e lexoi in, por kur i thonë me e nënshkrua iu thotë se nuk di të nënshkruajë. Ramë Bllaca thotë më jepë mua, se unë e nënshkruaj.
Qveritarët gëzohen, por ai gëzim nuk iu zgjatë, sepse sa e merr në dorë Ramë Bllaca e shkyen duke e bërë finik. Dihet në atë moment shqetësohen qeveritarët dhe përmbyllin Mbledhjen.
Duke zbritur shkallëve të ndërtesës, një deputet boshnjak i quajtur Sokolloviç, u thotë, meqë u acarua situata, mos u nisni për Kosovë, por ejani me mua në Sarajevë dhe nga aty ia bëjmë disi. Sherifi pajtohet dhe shkon në Sarajevë, kurse Ramë Bllaca vijon rrugën për në Kosovë. Siç dihet, nga Beogradi ia porositin pusinë jo shumë larg shtëpisë dhe e vrasin xhandarmëria serbe.
Sherif Vocën vetëm një natë guxon ta mbaj deputeti boshnjak në Sarajevë, sepse frikësohej mos po i bjen në gjurmë Qeveria e Beogradit.
Sherif Voca kalon në Itali-në Romë. Aty vendoset tek një “shqiptar”.
Por ai “shqiptar” ishte spiun dhe i kishte ra në gjurmë se kush ishte
dhe çka kishte ndodhur në Beograd. /Ndoshta edhe vetë Sherifi i ka tregua në besë/. Kështu një mëngjes, derisa Sherifi falej në mëngjes, hyn gruaja e nikoqirit dhe i thotë: Sherif aga, nuk është rendi me u falë, sepse burri im ka dalë me tubua bandën e vetë për të likuidua ty. Sherifi ndërpret të falurit dhe niset me një pajtan drejt aeroportit të Romës.
Mirëpo heton se i zoti i shpisë iu kishte vu mbrapa. Sapo arrin në ambientet e aeroportit, njofton xhandarmërinë se është në rrezik, duke ua tregua personin që iu kishte vu në ndjekje, dhe duke kërkua nga ta t’ia mundësojnë një fluturim kahdoqoftë. Aty afër një aeroplan për në Greqi kah do me u nisë, i preferojnë dhe Sherifi shkon në Greqi.
Në Greqi njoftohet me një bari arvanitas /shqiptar/ dhe jeton gjashtë muaj ilegalisht tek ai në bjeshkë. Kur bëhën gjashtë muaj mërzitet dhe vendos të niset për në Kosovë. Vlenë të përmendet se me vete kishte mjaftueshëm t’holla, për shkak të të cilave, është e mundur që “shqiptari” nikoqir në Romë, donte ta vriste. Edhe kjo mund të ishte e mundshme?
Natën e parë që mbërriu në Mitrovicë, në shtëpinë e tij, agjentët spiunë e hetojnë, e lajmërojnë në xhandarmërinë e qytetit, që e mbajti nën survejim dhe kështu, të nesërmen, Sherifi i bërë tebdil në një çarçaf grash, hipur në një kalë, niset për në fshatin e tij Melenicë, ku i kishte familjen dhe pasi del nga qyteti, xhandarmaria e vrasin Sherifin nga pusia që ia kishin vu gjatë natës.
Kështu përfundon edhe jeta e tij!
P.S.
Këto që i shkrova, janë të dhëna nga dora e parë e familjes së tij, nga Jashar Voca, i cili ka qenë bashkë me vëllëzër e të afërrm tjerë familjarë që kanë luftua në kullën e tyre në fshatin Pasomë kundër partizanëve serbojugosllavë duke bërë një epope heroike çlirimtare,
e cila duhet të jetë një kaptinë e veçantë e historisë tonë kombëtare. Lavdi të gjithë të rënëve në atë luftë!
Çerkin H. PECI
28.03.2023 /Trungu & InforCulture


