Hasan Riza Pasha do të kujtohet si atdhetari më i mirë për shpëtimin tonë nga kthetrat e malazezëve dhe që u ba fli, prej atyre që nuk deshën shpëtimin e Atdheut tonë, prandaj Hasan Riza Pasha meriton të kujtohet baras me heronjtë e kombit shqiptar. Gazi Hasan Riza Pasha, burrë si i motit, ushtar trim, besnik, komandant i ushtrive Osmane në Shkodër, mik i Shqipnisë e i shqiptarëve. Ndërsa Lufta Ballkanike bindte botën me mbrojtje fisnike të kalasë së Rozafatit, në 30 kallnuer të vitit 1913 e vrau nji dorë tradhtare, mizore. Mbane këtë përmendore prej Bashkisë të Shkodrës. Shembull burrnije e për kohën t’ardhshme ktu ku kje varrosë TRIMI.

-Gjergj Fishta

Prej kah len e merr hana,
Me u çue shekulli kundra nesh,
Djelm kreshnikë na bani nana,
Vetem na iu dalim ndesh!
Te parët tone burra çelikut,
Bota mbarë sot i nderon,
Ata i binin ndesh anmikut,
Si rrufeja kur veton!
Në ball të urdisë u ngreh bajraku,
Luftë burija që po thërret,
Bini djelm ku derdhet gjaku,
Për liri edhe për Mbret!
Kush të jetë djalë n’ushtri t’Sulltanit,
Kush të jetë djalë që deken ban,
Të dalin sot ai n’fushë të mejdanit,
Me dhanë jetën për vatan!
Asht ollsun ushtrija Osmane,
Nenë Sanxhak rreshtu tabori,
Marre të parve kurr siu çon,
Se përpara bijnë gjallë në vorr!

Marshi shqip që e shkroi P. Gjergj Fishta me
kërkesë të Hasan Riza Pashës; pas propozimit të Hasan Riza Pashës, Gjergj Fishta u dekorua me “Medaljen Mearif të Klasit të 2-të”.

(Marrë nga Damir Dibra) /Trungu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here