Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori qeverisjen e vendit, Musolini filloi ndër masat e para reformën e sistemit shkollor.

 Filozofi Giovanni Gentile (1875-1944), ministri i ri i Arsimit, ishte i pari që u kujdes për rininë italiane . Ai ishte i vendosur të ngrinte nivelin kulturor të një Italie rurale me një shkallë analfabetizmi që arrinte në 50 për qind në Jug. Ndër risitë më domethënëse, shkolla u bë falas deri në moshën 10 vjeç dhe shkollimi i detyrueshëm u rrit në 14 vjet . Vetëm shkolla e mesme klasike garantonte akses në universitet. Por kriza politike që u hap pas zgjedhjeve të 6 prillit 1924 dhe skandali Matteotti , e detyruan Xhentilin të jepte dorëheqjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here