Jahja Drancolli

Është e njohur se, qeveria e mbretit Ahmet Zogu, në shenjë të 25-vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë së Shqiptarisë (1937), kishte shpallur konkurs për ta ngritur përmendorën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Tiranë. Ky manifestim kishte tërhequr vëmendjen e më së 30 skulptorëve më të shquar të botës. Për realizim më të mirë të monumentit kushtuar HEROIT, qe përzgjedhur boceti i skulptorit të madh kroat, Аntun Augustinčić (1900-1979), i njohur me skulpturat e tia në gjithë botën. Duhet veçuar, sidomos, skulptura e tij kushtuar, “Kuajve të Paqës“, e realizuar para ndërtesës së OKB-së në Nju Jork (1952-54). Për shkaqe të pushtimit Italian të Shqipërisë (1939), monumenti i Augustinčić-it, “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu“, mbeti i parealizuar, ndërsa boceti i përgjedhur sot ruhet në Arkivin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë, HAZU. Krahas bocetit fitues, kohë më parë brenda ciklit “Figura e Triumfit”, zbulohet edhe modeli tjetër i po këtij autori (Antun Augustinčić). “Figura e Triumfit” në aspektin analogjik është përmendur si një model antik. Ndërsa disa nga elementet, sidomos ritmi dhe shpata në dorën e emblemës janë analoge me realizimin “Nike” (“Triumfuesi”) i skulptorit të madh frëng, E. A. Boudllier, të cilin Augustinčić e kishte ndeshur gjatë shkollimit në Paris!

Burimi: Studio Gallery Antun Augustinčić, Klanjec!

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=3631931327106346&id=100008685422907&rdid=A5p3eNKvXEs9Y0uh#

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here