Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e një mbishkrimi latin që daton në shekullin I pas Krishtit, zbuluar në një nga sterat e ujit (ndërtime mesjetare) në Kështjellën Rozafa.
Misioni Shqiptaro-Polak i cili që nga viti 2011 hulumton në gjurmët e Shkodrës antike, ndër vite ka nxjerr në dritë zbulime dhe artefakte të rëndësishme mbi shtrirjen e qytetit, urbanizimin e tij, sistemin mbrojtës të qytetit në pjesën e ulët e tij.