Shkencëtarët po angazhojnë disa rekrutë të pazakontë në përpjekjet e tyre për të parashikuar tërmete, shpërthime vullkanike dhe fenomene të tjera natyrore. Ata po marrin mijëra qenë, dhi, dhe kafshë të tjera nga ferma – si dhe një gamë të gjerë kafshësh të egra – në studime ku lëvizjet e tyre do të monitorohen nga hapësira, transmeton Gazeta Metro.
Programi përdor transmetues të vegjël që po i vendosen gjitarëve, shpendëve dhe insekteve. Lëvizjet e detajuara të këtyre krijesave do të monitorohen nga një satelit i dedikuar që do të lansohet vitin e ardhshëm.
Qëllimi nuk është vetëm të studiohet si reagojnë ata ndaj ngjarjeve natyrore të afërta si shpërthimet vullkanike, por edhe të fitojnë njohuri të reja mbi migrimin, përhapjen e sëmundjeve midis kafshëve dhe ndikimin e krizës klimatike, thonë studiuesit.
“Kemi gjetur që sjellja e dhive është mjaft e mirë për të parashikuar shpërthimet vullkanike të mëdha.”
Sensorët kanë treguar që kafshët bëhen nervoze para një shpërthimi dhe refuzojnë të lëvizin në lartësitë që zakonisht do të ishin të gatshme të shkonin. “Ata e dinë paraprakisht se çfarë do të ndodhë. Ne nuk e dimë si, por e bëjnë,” tha Wikelski.
Po ashtu, studiuesit kanë monitoruar qentë, delet dhe kafshë të tjera të fermave në malet e Abruzzos jashtë Romës dhe kanë gjetur që ato gjithashtu kanë parashikuar shtatë nga tetë tërmetet e mëdha në rajon gjatë 12 viteve të fundit.
Histori të kafshëve që sillen ndryshe para tërmeteve ose shpërthimeve nuk janë të reja. Historiani i lashtë grek Tukididi pretendoi se minjtë, qentë, gjarpërinjtë dhe shushunjat braktisën qytetin e Helicës pak para se të ndodhte një tërmet në vitin 373 para erës së re.
Po ashtu, tërmeti i vitit 1975 në Haicheng në Kinë ndodhi pasi u panë gjarpërinjtë dhe minjtë që po largoheshin nga strofkat e tyre.
Pse këto kafshë u sillën kështu është më pak e qartë. “Gjatë grumbullimit të energjisë për një tërmet, pllakat tektonike lëvizin njëra-tjetrën nën presion të madh, dhe kjo lëshon jone nga shkëmbinjtë në ajër. Kafshët mund të jenë duke reaguar ndaj kësaj,” tha wikelski, themelues i Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Hulumtimin e Kafshëve Përdorur nga Hapsira (Icarus), një bashkëpunim ndërkombëtar që përfshin grupe shkencëtarësh nga e gjithë bota.