Shkencëtarët realizojnë hartën e plotë gjenetike, mund të jetojnë mbi 400 vjet

Realizohet harta e plotë gjenetike e Peshkaqenit të Groenlandës, që është edhe kafsha me jetëgjatë në Tokë. Mund të kalojë gjatësinë prej 7 m, peshon një ton, jeton në thellësite e ujërave të akullta të Arktikut dhe Atlantikut, dhe mbi të gjitha arrin të jetojë mbi 400 vjet.

Sekreti i jetëgjatësisë së tij ka nxitur kureshtjen e shkencës për të kuptuar arsyet që fshihen pas kësaj aftësie, pasi mund të ndihmoje të kuptojme pse dhe si plakemi, dhe nëse është e mundur si të ngadalësojme këtë proces.

Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh ka analizuar gjenomën e tij, e përbërë nga 6.5 mld çifte bazë genesh, ndërkohe që gjenoma humane përbëhet nga 3 mld. Në rastin e peshkaqenit shumica e këtyre çifteve genesh janë përsëritëse, pra janë pjesë ADN identike me njëra-tjetrën, dhe në gjendje për t’u autoreplikuar, e përbëjnë 70% të gjithe gjenomës së tij.

Gjithashtu një tjetër element interesant është një mutacion tek protesina p53, që njihet ndryshe si Guardiania e Gjenome, që si detyrë ka shkatërrimin e tumoreve, dhe që tek peshkaqenët e Groenlandës është mjaft aktive. Këtu do të përqëndrohen edhe studime të mëtejshme të shkencëtarëve.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here