Iliria antike shtrihej në një territor shumë të gjerë, i cili në kohën tonë përfshinë në vete pjesën më të madhe të gadishullit të Ballkanit. Territori i Ilirisë antike edhe sot po të ishte brenda një entiteti shtetëror, do të konsiderohej si një entitet i madh edhe në konditat e sotme evropiane.
Problemet e funksionimit të Ilirisë antike si një entitet shtetëror homogjen, përbërja e popullsisë dhe ndarja e saj në formacione të shumta fisnore, pasojat e pushtimeve të gjata romake, bizantine e bullgare, janë ende tema trajtimesh shkencore. Megjithatë, shtrirja e saj gjeografike është më e fiksuara, më e qarta nga të gjitha problemet e tjera, sigurisht për arsye se gjeografia nuk ka ndryshuar rrënjësisht. Të dhëna për shtrirjen gjeografike të Ilirisë antike kanë lënë shumë autorë të vjetër grekë e romakë. Kësaj radhe do të evokohen dëshmitë e dy autorëve, historianit helen, Apianit dhe gjeografit nga Aleksandria, Ptolemeut, të cilat hedhin mjaft dritë mbi vendndodhjen e Ilirisë antike.
Të dhënat që ka lënë Apiani (fundi i shekullit I-rë deri në vitin 70 të shekullit të II-të) për hapësirën në të cilën shtrihej Iliria, janë me interes për ta pasur një përfytyrim sa më të qartë për shtrirjen e saj gjeografike. Ky historian i njohur helen, i cili bëri karrierë edhe në Romë, në veprën e tij “Illyrike”, ka lënë si dëshmi këto fjalë:
“Helenët quajnë ilirë ata që banojnë mbi Maqedoninë dhe Thrakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Ister. Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon dhe rrëzë të Apleve. Gjerësia mban pesë ditë rrugë, kurse gjatësia tridhjetë ditë, siç thonë helenët. Sipas matjes që bënë romakët, gjatësia kalon të gjashtëdhjetë stadet, kurse gjerësia është rreth njëmijë e dyqind stade. Këtë emër e mori ky vend, siç thonë, nga Iliri, i biri i Polifemit.”
“Iliria (Illyris) kufizohet nga veriu me të dy Panonitë sipas kufijve që parashtruam, nga perëndimi me Istrinë sipas një vije, fundi së cilës nga ana e Panonisë së Sipërme përfundon në gradat 36 30’- 45 10’, kurse fundi i saj në Detin Adriatik (Adrias) 36 30’- 44 50’, nga lindja me Myzinë e Sipërme sipas vijës prej vendit ku lumi Savo (Savos) ndërron drejtimin e tij, gjer në fundin e saj tek mali Skard (Svardos) gradat e të cilit janë 47 – 41 40’, nga jugu me një pjesë të Maqedonisë sipas vijës që arrin prej pikëmbarimit të lartpërmendur gjer në Adriatik, gradat e së cilës janë 45- 41 0’ dhe me bregun këtej Adriatikut gjer në pikëmbarimin e lartpërmendur pranë Istrisë”.

Ndërsa, gjeografi i famshëm aleksandrin i shekullit të dytë të erës sonë, Ptolemeu, në veprën e tij, “Geographia” ka lënë dëshmi edhe më konkrete për territoret ku banonin ilirët:
“Iliria (Illyris) kufizohet nga veriu me të dy Panonitë sipas kufijve që parashtruam, nga perëndimi me Istrinë sipas një vije, fundi së cilës nga ana e Panonisë së Sipërme përfundon në gradat 36 30’- 45 10’, kurse fundi i saj në Detin Adriatik (Adrias) 36 30’- 44 50’, nga lindja me Myzinë e Sipërme sipas vijës prej vendit ku lumi Savo (Savos) ndërron drejtimin e tij, gjer në fundin e saj tek mali Skard (Svardos) gradat e të cilit janë 47 – 41 40’, nga jugu me një pjesë të Maqedonisë sipas vijës që arrin prej pikëmbarimit të lartpërmendur gjer në Adriatik, gradat e së cilës janë 45- 41 0’ dhe me bregun këtej Adriatikut gjer në pikëmbarimin e lartpërmendur pranë Istrisë”.
Pastaj Ptolemeu përmend një varg qytetesh të bregdetit të Liburisë, Dalmacisë, Maqedonasit e Epirit, që janë shenja të jetës urbane të ilirëve. Ndër këto qytete përmenden edhe Avlona, (Vlora) Epidaurusi, (Durrësi) Risinioni, (Rizoni) Ulkinioni, (Ulqini) Lissosi (Lezha), Scodra (Shkodra). Delminioni (Delminiumi) Apollonia, Bullis (Bylisi) Albanopolisi, etj, disa nga të cilat edhe sot janë qytete të rëndësishme shqiptare, që kanë ruajtur vazhdimësinë si qytete me mijëra vjet.
Kjo gjeografi kaq e fiksuar, këta emra qytetesh kaq të kuptueshëm për gjuhën tonë shqipe, janë provë e fortë e vazhdimësisë iliro-shqiptare në aspektin gjeografik, po edhe etnik. Natyrisht me reduktimet që kanë ardhur nga tronditjet tektonike që kanë përcjellë nëpër shekuj këto hapësira. Por, atdheu i të parëve tanë është i njohur për ne në gjithë gjerësinë dhe gjatësinë e tij. Edhe shumë nga qytetet e shumta të kësaj hapësire ilire janë të njohura dhe popullohen edhe sot prej shqiptarëve. Prandaj sa i përket atdheut historik të të parëve tanë, mund të thuhet se kemi njohuri solide për të.
Kemi njohuri jo të pakta edhe për një pjesë të jetës dhe të fateve të paraardhësve tanë ilirë, që nga kohërat e errëta e deri në kohën kur ndodhën përmbysjet e mëdha demografike. Por, na mbetet ende një enigmë e madhe: mungesa e shkrimit në gjuhën ilire. A shkruan ata në gjuhën e vet, për të cilën dihet saktësisht se ishte e ndryshme nga gjuhët e tjera dhe kishte emrin e vet, ilirishte, ose gjuha e ilirëve? Apo nuk patën fatin e mirë, që ta arrinin atë shkallë iluminimi mendor e kulturor, sa të shkruanin në gjuhën e vet ilire? Kjo histori e shkurtër dhe modeste e komunikimit dhe e literaturës shqipe, pashmangshëm fillon nga kjo pikë.
A shkruan ilirët në gjuhën e vet?
Pra, studimi i komunikimit dhe mediave ndër ilirë, si edhe hulumtimi për gjithë historinë e tyre, pashmangshëm duhet të fillojë me një pyetje që shprehë habi: pse nuk arritën ilirët të komunikonin me shkrim në gjuhën e tyre dhe të konstituonin institucione adekuate për zhvillimin e shkrimit e të kulturës, kur dihet që jetuan të kufizuar e edhe të përzier me dy popujt më të zhvilluar të kohërave antike, ndërmjet helenëve dhe romakëve?
Çka i ka penguar ata që të “infektoheshin” nga pasioni që të shkruanin në gjuhën e tyre, për të shprehur ashtu identitetin e tyre etnik, gjuhësor e kulturor? Pse nuk arritën ta kishin një institucion ose medium të vetin, të ngjashëm me izagorian helene, ku të gjithë qytetarët e lirë kishin të drejtën e shprehjes së lirë në publik? Ky medium i bëri helenët antikë, që të çlironin një energji të jashtëzakonshme të mendimit e të dijes, filozofisë, retorikës, logjikës e poezisë, që u bënë gjenerator i zhvillimit të gjithmbarshëm shoqëror.
Të ketë kaluar krejtësisht pa u vënë re nga ilirët izagoria e famshme helene? Kjo nuk është e mundur, pasi që disa autorë helenë kanë lënë dëshmi për ilirët dhe kontaktet që kanë pasur me fqinjët e tyre. Vetë Tukididi (460 – 400 p.e.s.) që edhe quhet themeluesi i historisë, në veprën e tij “Historia” sjellë dëshmi për ilirët, kur flet për lu.ftën civile në Epidamn (Durrës) në vitet 436/435. Tukididi njofton:
“Epidamni është një nga qytetet që gjendet nga ana e djathtë kur hyn në gjirin e Jonit. Pranë tij banojnë barbarët taulantë, fis ilir.
(Ilirët dhe Iliria: 24)
Isokrati (436-338 p.e.s.) nga ana e tij ka sjellë një dëshmi për pu.shtimin e tokave ilire nga Filipi, përveç atyre që ishin buzë Adriatikut:
“Nuk u bë zot i pjesës më të madhe të tokave të ilirëve, përveç atyre që banojnë buzë Adriatikut?”
(Ilirët dhe Iliria: 31
Oratori i famshëm, Demosteni, po ashtu sjellë të dhëna për ilirët në kohën e Filipit, babait të Aleksandrit të Madh, duke rrëfyer se Filipi i kishte pus.htuar edhe ilirët, të cilët nuk ishin mësuar të binden dhe me gjasë nuk po pajtoheshin me su.ndimin e huaj. Edhe njoftime si këto të Demostenit dëshmojnë se ilirët njiheshin me helenët dhe madje kishin një mplakje të imponuar me ta:
“…Përsa i përket paionëve, ilirëve dhe të gjithë fqinjëve të tij në përgjithësi duhet besuar se për ta është më e kënaqshme të jenë të pavarur e të lirë se sa të nënshtruar. Janë njerëz që nuk janë mësuar të binden, kurse njeriu ynë (Filipi) thuhet se është zot i rreptë…”