Zhurmat, smogu dhe pagesat mund të jenë paksa të lodhshme kur jeton në qytet. Kush nuk ëndërron që një ditë thjesht të largohet dhe të jetojë në një ishull të vetmuar?
Ndoshta një zgjidhje mund të ishte shtëpia “më e vetmuar” në botë, një pronë e vendosur në një ishull të izoluar ku popullsia është zero.
I vendosur në jug të Islandës, ishulli Elliðaey është pjesë e arkipelagut Vestmannaeyjar që ka në total 18 ishuj me një popullsi totale prej 4414 banorësh. Në mes të Elliðaey’s është një shtëpi e bardhë, e cila është e veshur nga misteri dhe është braktisur prej vitesh.
Shtëpia ka nxitur teori konspirative si për shembull që synohej të përdorej gjatë një apokalipsi zombish, është përdorur nga një kult besimi dhe se është në pronësi të këngëtarit islandez Björk. Por si u ndërtua shtëpia dhe pse u braktis? Epo nuk u ndërtua nga dikush që donte të jetonte aty, por nga Shoqata Elliðaey e Gjuetisë.
Shtëpia u ndërtua në vitet 1950 për gjuetarët e zogjve të detit, gjueti që lejohet në Islandë dhe Ishujt Faroe. Brenda shtëpisë ka mure dhe dysheme druri e madhe edhe një oxhak. Nuk ka elektricitet, por furnizimi me ujë bëhet përmes një sistemi që mbledh ujin e shiut dhe kjo vendos në punë edhe saunën.
Deri më tani shtëpia është vizituar nga 11.264 persona që prej ndërtimit të saj rreth 70 vite më parë. Shtëpia mund të vizitohet vetëm me lejen e Shoqatës Elliðaey të Gjuetisë e cila edhe sot gëzon pronësinë e saj./tvklan.al