Kuriozitetet rreth kafshëve të egra janë të shumta dhe të mahnitshme. Kafshët e egra na ofrojnë një vështrim të jashtëzakonshëm mbi botën natyrore, me disa prej tyre që kanë aftësi të cilat janë të pabesueshme për njerëzit. Ja disa më interesante rreth kafshëve të egra që do të ju habisin:

Koalat dhe gjurmët e gishtave njerëzor – Koalat, të njohura për jetesën e tyre të qetë në pemët e Australisë, kanë gjurmë të gishtave pothuajse identike me ato të njerëzve. Madje, këto gjurmë janë aq të ngjashme sa që mund të ngatërrohen në një hetim kriminalistik! Kjo ndodh për shkak të një evolucioni të veçantë që kanë kaluar këto marsupialë. (Marsupialët janë një grup kafshësh gjitarë që dallohen nga fakti se femrat e tyre kanë një qese të veçantë në trupin e tyre, të quajtur marsupium, në të cilën mbajnë dhe ushqejnë të vegjëlit e tyre pasi ata lindin).

Elefantët me nuhatje të shkëlqyer – Elefantët mund të nuhasin ujin deri në një distancë prej 5 kilometrash, aftësi që i ndihmon në mbijetesë, veçanërisht në zonat e thata. Për më tepër, ata mund të kujtojnë vendndodhjen e burimeve të ujit për një kohë shumë të gjatë.

Breshkat që marrin frymë nga pjesa e poshtme e trupit – Disa lloje të breshkave, kanë një aftësi të veçantë për të marrë frymë përmes klounës, një organ afër anusit, duke i ndihmuar të mbijetojnë gjatë periudhave të gjata në mjedise të pafavorshme.

Kamuflimi i zebrave – Rripat e zebrave nuk janë vetëm një karakteristikë estetike. Ato janë një formë e mbrojtjes nga insektet që pickojnë, të cilat e ngatërrojnë nga ngjyrat konstratuese.

Kameleonët – Kameleonët, përveçse mund të ndryshojnë ngjyrën për të përshtatur temperaturën e trupit të tyre, gjithashtu e bëjnë këtë për të komunikuar me të tjerët ose për të treguar emocionet e tyre. Ngjyra e tyre nuk është vetëm për kamuflim, por një mënyrë për të shprehur humorin dhe dominimin.

Shtazët “të pavdekshme” të detit – Meduzat e llojit Turritopsis dohrnii, shpesh quhen “meduzat e pavdekshme” sepse janë në gjendje të kthehen në fazën e tyre fillestare pas arritjen së maturisë. Ky proces i quajtur transdiferencim i lejon që të rinovojnë ciklin e jetës sa herë që janë të dëmtuara ose përballen me stres mjedisor, duke u bërë pothuajse të pavdekshme në kushte të caktuara.

Shpendi rekord për udhëtime – Terni Arktik është një zog i vogël detar që mban rekordin për migrimin më të gjatë vjetor në botën e kafshëve. Ai udhëton nga Arktiku në Antraktik dhe mbrapsht çdo vit, duke kaluar mbi 40,000 kilometra. Kjo do të thotë se gjatë gjithë jetës së tij, terni arktik mund të përshkoj distancën e barasvlefshme me disa udhëtime drejt Hënës dhe prapa. Ai ndjek verën e dyfishtë duke përjetur më shumë dritë dielli se çdo kafshë tjetër në planet.

Peshkaqeni elektrik – Peshkaqeni elektrik, i cili jeton në ujërat e turbullta të lumenjëve të Amerikës së Jugut, është një nga krijesat më të veçanta. Ky peshk është i aftë të prodhojë një rrymë elektrike prej rreth 600 voltësh, mjafueshëm për të tronditur një njëri dhe për të rënë në prenë e tij të vogël. Kjo aftësi përdoret si mekanizëm mbrojtjeje dhe për të lokalizuar ushqimin në mjedise të errëta.

Hipopotami si krem dielli natyror – Djersa e hipopotamit përmban pikmente të kuqe dhe portokalli që funksionojnë si mbrojtje natyrore nga dielli. Kjo djersë jo vetëm që e mbron lëkurën e tyre nga djegiet e diellit, por gjithashtu ka edhe veti antibateriale për t’i mbrojtur nga infeksionet në habitatet ku jetojnë.

Oktapodët me tru të decentralizuar – Oktapodët janë krijesa të mrekullueshme të detit, të njohur për inteligjencën e tyre të jashtëzakonshme dhe aftësinë për të manipuluar mjedisin përreth. Ata kanë nëntë “tru” të vegjël: një kryesor në kokë dhe nga një në secilën prej tentakulave të tyre. Këta mini-tru u lejojnë oktapodëve të levizin secilën tentakul në mënyrë të pavarur nga njëri – tjetri, gjë që i bënë një nga krijesat më komplekse të oqeanit./inforculture

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here