Dëshmi të jetesës antike ilire e  romake shtrihen në një zonë të thatë afër kryeqytetit të Kosovës.

Parku i parë dhe i vetëm arkeologjik në Kosovë , i quajtur ‘Ulpiana’, është themeluar në vitin 2016 dhe  gjendet vetëm 12 kilometra larg Prishtinës.

Ky park i cili dikur ka qenë qytet me emrin Ulpiana, sipas arkeologëve  ka qenë i banuar qysh në periudhat e hershme antike  të njohur si Epoka e Gurit, e deri në periudhën e  sundimit  romak

 

Foto:Trungu&InforCulture.info

Ky vend është në mbrojtje të përhershme ligjore, megjithëse  zgjerimi i kërkimit arkeologjik ka stagnuar si pasojë e problemeve buxhetore.

Qendra e parkut të  sotëm gjendet pikërisht në kryqëzimin e rrugëve që lidhte detin Adriatik me detin Egje ndërsa konsiderohet të ketë qenë njëra nga qendrat komunikuese në mes të Konstandinopojës dhe Romës.

Megjithë interesin që ky vend zgjon për ekspertë të arkeologjisë dhe mijëra vizitorë të tjerë, zona nuk është promovuar  dhe zhvilluar mjaftueshëm për një pikë turistike.

Parku Ulpiana gjendet rreth 12 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, e pozicionuar në tokat që sot i takojnë fshatrave të komunës së Graçanicës, fshatrave  Llaplla Sellës dhe lagjes Hajvalia në Prishtinë./ Trungu&InforCulture.info

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here