Bluzat që kanë fjongo, e cila lidhet te qafa, kanë evoluar në një simbol të rëndësishëm për gratë e fuqishme, duke e kombinuar feminitetin me autoritetin.
Historikisht, ato kanë ndihmuar gratë të funksionojnë në një botë të dominuar nga burrat, duke shprehur identitetin e tyre ndërsa përputhen me pritshmëritë që ka shoqëria, ka shkruar CNN.
Liderja britanike, e njohur si “Zonja e Hekurt”, Margaret Thatcher, e cila ishte gruaja e parë që u bë kryeministre e Britanisë, e dinte rëndësinë e butësisë në imazhin e saj politik, duke treguar se veshja mund të jetë një mjet personal dhe politik.
Bluzat me fjongo, origjina e të cilave daton shekuj më parë, u bë një pjesë e rëndësishme e veshjeve për gratë në vendet e punës, sidomos nga vitet ‘50 e tutje, kur më shumë gra hynë të punojnë nëpër profesione përkatëse.
Kjo bluzë, përveç që është popullarizuar në shekullin XX me termin fjongo e maceve, ideja e bashkëngjitjes së lidhëseve në bluza ka një histori më të gjatë.
Ky stil është ndonjëherë i njohur si “Lavalière tie,” term i inspiruar nga dukesha Louise de La Valliére, e cila ishte e njohur si “dashnorja” e Mbretit Louis XIV të Francës.
Dukesha, e cila kishte një ndikim të rëndësishëm në modën e asaj kohe, u magjeps nga kravatat e mbretit. Ajo vendosi të krijonte një version të saj, duke përdorur një shirit për të formuar një fjongo, duke i dhënë kështu një pamje elegante dhe femërore veshjes me këmishë.
Kjo ide e stilizimit të veshjeve me fjongo ka vazhduar të evoluojë, duke u bërë simbol i feminitetit dhe stilit.
Për këtë arsye, bluzat me fjongo, që filluan si një formë e thjeshtë e veshjes, kanë kaluar në një pjesë të rëndësishme të modës, sidomos për gratë që dëshirojnë të shprehin një identitet të fortë në ambiente profesionale.
Të veshura si një shenjë e elegancës dhe sofistikimit, këto bluza kanë fituar popullaritet ndër shekuj, duke reflektuar jo vetëm stilin personal, por edhe rolin e grave në shoqëri.
Pra, historia e fjongove në veshje është një shembull i evolucionit të modës dhe mënyrës se si gratë e kanë përdorur stilin për të shprehur identitetin e tyre, si dhe për të funksionuar në një botë që shpesh i kërkon atyre ta balancojnë feminitetin me profesionalizmin.
Gjatë rritjes së feminizmit nëpër botë, bluza përfaqësonte një lloj ekuilibri delikat: gratë mund të shprehnin praninë e tyre profesionale dhe njëkohësisht ta ruajnë feminitetin që kanë.
Figura si ambasadorja e SHBA-së në Kenia, Meg Whitman, e kanë theksuar se këto veshje u lejonin grave të përshtateshin në kulturën e korporatave, duke mbajtur një pjesë të identitetit të tyre.
Sot, bluza me fjongo vazhdon të jetë relevante.
Për politikane si, kandidatja për presidente të SHBA-së, Kamala Harris, ajo është bërë një stil karakteristik që tregon profesionalizëm pa sakrifikuar stilin.
Ky lloj dualiteti vazhdon të rezonojë, ndërsa gratë përballen me pritshmërinë që kanë në ambientet formale dhe joformale.
Bluza gjithashtu është përdorur si një formë deklarate politike. Raste si veshja e bashkëshortes së ish presidentin të SHBA-së, Melania Trump me bluzë me fjongo pas komenteve të tij, tregojnë fuqinë e saj si simbol rezistence.
Po ashtu, gjatë protestave, gratë e kanë veshur atë si akt solidariteti, duke forcuar forcën e tyre kolektive dhe rolin e kësaj bluze në lëvizjet për të drejtat e grave.
Në thelb, bluza me fjongo përmbledh një narrativë të pasur të roleve në zhvillim të grave në shoqëri, duke shërbyer si një kujtesë e fuqishme se si veshja mund të shprehë identitetin dhe qëllimin në fushën e politikës dhe përtej saj.