Organizata për Hulumtime dhe Vetëdijësim Shoqëror Trungu, përmes një njoftimi në faqet e saj në rrjete sociale ka njoftuar se tashmë është bërë publikimi i platformës “KulTur02”, platformë kjo që synon promovimin e trashëgimisë kulturore të rajonit të Mitrovicës, dhe njëkohësisht zhvillimin e turizmit në këtë rajon.
Pra, kjo platformë synon që me anë të saj të bëjë promovimin e vendeve me karakter kulturor, historik dhe turistik të rajonit të Mitrovicës, përkatsisht qyteteve Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri.
Platforma është pjesë e projektit me me të njejtin emër, “KulTur 02”, i cili është financuar nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport.
Për të realizuar platformën është punuar plot 6 muaj nga një staf profesional si, Ajrina Rushiti-koordinatore e aktiviteteve, Ardiana Zeqiri, menaxhere e projektit, me në krye drejtuesin e këtij projekti, Besfort Islamin.
Bashkëpunëtorë të ngushtë në këtë projekt përpos MKRS-së kanë qenë edhe Qendra Rajonale për trashëgimi Kulturore-Mitrovicë, e cila ka ndihmuar me listat e lokaliteteve, kompania “Flutra Webs” që ka bërë realizimin teknik të platformës, si dhe disa fotografë shumë të talentuar të rajonit të Mitrovicës, që kanq realizuar fotografitë e lokacioneve përkatëse.
OJQ “TRUNGU” në vazhdimësi ka kontribuar në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit në rajonin e Mitrovicës, dhe përmes njoftimit në facebook thotë se publikimi i kësaj platforme është vetëm hapi i parë dhe faza fillestare e platformës, dhe se do punojnë fuqishëm që këtë platformë ta pasurojnë vazhdueshëm.
Për të parë postimin rreth platformës dhe platformën online, ndiqni linqet në vazhdim:
PLATFORMA KETU: https://kultur02.info/