Bota e kafshëve shpeshherë di të na befasojë. Ajo është sa e bukur aq edhe interesante dhe e quditshme shkruan Trungu&InforCulture.info
Shumë kuriozitete nga bota e kafshëve marrin vëmendjen e njerëzve duke ngjallur shpeshherë habi.
Një nga faktet më interesante që hasim tek bota e shpezëve është ajo që do i`u sjellim sot.
A e keni ditur më parë se pse flamingot kanë pendët e tyre me ngjyrën rozë te qelët? Nëse jo atëherë mësojeni tani.
Me siguri e keni dëgjuar shprehjen “ne jemi ajo që hamë”. Epo, fjalë për fjalë vlen për flamingot. Shumë bimë prodhojnë pigmente natyrale të kuqe, të verdha ose portokalli të quajtura karotenoidë.
Karotenoidet janë përgjegjëse për ngjyrën portokalli të karotës dhe ngjyrën e kuqe të domates së pjekur. Ato gjenden gjithashtu në algat mikroskopike që hanë krustacet e specieve Artemia Salina.
Duke qenë se flamingot ushqehen kryesisht me alga dhe krustace të tillë, trupat e tyre metabolizojnë ngjyrat, duke i “lyer” pendët e tyre rozë.
Ja pra, kjo është arsyeja pse flamingot duken si këta poshtë në fotografi./ Trungu&InforCulture.info