Muharrem Abazaj

Lashtësia e një gjuhe është treguesi më i saktë i lashtësisë së vet atij kombi i cili e flet atë, prandaj dhe zbulimi i lashtësisë së gjuhës sonë shqipe ka ngjallur prej kohësh  dhe vazhdon të ketë një interes të veçantë tek studjuesit shqiparë por edhe të huaj..

Ky interesim ka filluar qysh kur studjuesi me famë botërore, F. Bopp,e përcaktoi gjuhën shqipe si një degë të veçantë të familjes gjuhësore indoevropiane dhe pa asnjë lidhje birësie me gjuhët më të lashta: sanskrishten, greqishten e vjetër, latinishten, tej.

Albanologjia ka arritur në përfundimin se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja. Në këtë përfundim u arrit duke u mbështetur fort në faktet arkeologjike, historko -gjeografike,. etnokulturorë dhe pjesërisht në ato gjuhësorë. Themi pjesërisht në ato gjuhësorë, pasi studjuesit nuk kanë mundur të kenë në dispozicion qoftë edhe një material të shkurtër të shkruar në gjuhën ilirishte për ta krahasuar me shqipen e sotme. Ka qënë kjo aryeja që Çabej, ideatori i kësaj prejardhjeje të shqipes,të shprehej:

“Duke pëmbledhur ç’ësht thënë për burimnin e shqipes. me çështjet që dalin përbrenda tij, dhe rrugët që janë ndjekur e metodat që janë zbatuar për të arritur në një zgjidhje, me një vështrim objektiv do të thuhet se janë sqaruar disa anë, disa pika janë zbërthyer, po ky problem në thelb mbetet gjer më sot i pazgjidhur i’’Hyrje në Historinë e Gjuhës Shqipe”. f.73.

Jo vetëm kaq, por Çabej piketoi edhe rrugën që duhej ndjekur për të arritur deri në përcatimin përfundimtar të prejardhjes e shqipes. Ai shkroi.

.“ Nga këto rrethana pyetja nëse ekzistojnë mundësi të një sqarimi në të ardhmen, lidhet me mundësinë e pasurimit të materialit, po edhe me përmirësimin e metodës së punës.”(po aty.f 73 ) “ Nga gjuhësia pritet zbërthimi i mbishkrimeve mesapike, pasi mesapishtja, si i vetmi dialekt i ilirishtes që dokumentohet me mbishkrime, mbase është caktuar të luajë rolin e një çelësi për të hyrë sadopak në erresirën e shkallës antike të shqipes. Ndërsjelltas edhe shqipja mund të bëhet një ditë celësi kryesor në zbërthimin e mbishkrimeve mesapike.” (po aty f.74)

Duke i parë mbishkrimet si burimin e vetëm real për zbulimin e ilirishtes, por edhe i ndihmuar nga sigurimi i një informacioni të gjerë që mundëson në kohën tonë interneti, kam punuar për vite me radhë për deshifrimin e mbishkrimeve të tilla. Kam mundur të deshifroj mjaft mbishkrime të lashta, ndër ta edhe mbishkrime mesape.

Mesapët, ashtu si të gjithë fiset ilire, në lashtësi kanë pasë folur një gjuhë të lashtë, gjuhë primitive , e cila mendohet se ka qenë gjuha mëmë e të gjitha gjuhëve indoevropiane e cila nga shumë studjues është quajtur si gjuha e pellazgëve. Kjo gjuhë ka patur një alfabet të veçantë, atë fenikas. Mbi bazën e kësaj gjuhe, duke marrë si bazë fjalët njërrokëshe të saj, duke u shtuar këtyre rrenjëve elemente gjuhësore si parashtesa, prapashtesa, mbaresa dhe nyje, janë formuar gjuhët e lashtë ,geke latine,etj. Ata morën nga kjo gjuhë  barbare edhe shkronjat e alfabetit të saj duke u bërë ndonjë modifikim të pjesshëm grafik. Gjithashtu bënë përmirësime shumë të rëndësishme në shkrim sidomos duke i ndarë fjalët nga njëra -tjetra, pasi pellazgjishta nuk i ndante fjalët gjatë shkrimit. Por gjuha greke dhe ajo latine ka gjetur përdorim në administratë dhe institucionet fetare.dhe shumë më pak në masën e gjerë të banorëve të zonave rurale të cilët nuk arrinin të shkolloheshin.Kjo masë e madhe njerqzish vazhdonte të fliste gjuhën e vjetër, pellazgjishten, por për nevoja të materialeve me shkrim, përdornin herë shkronjat e alfabetit të greqishtes herë të latinishtes.

Kështu ka ndodhur me fiset ilire .Ilirët nuk arritën të krijonin një alfabet të tyren, por në materilet që shkruanin përdornin herë shkronjat e alfabetit të greqishtes,( në teritoret jugore ) herë ato të latinishtes.( në territoret veriore)

Në librin “ Për mesapishten” Vëll.III.fq.27.Çabej i referohet studjuesit norvegjrz,Sophus Bugge ( 1892), i cili shkruan “ mesapishtja, në qofë se inetrpretimi i mbishkrimeve mesape do të arrihet në një shkallë më të plotë, pas mendimit tim,do të marrë rëndësi, për arsye se do të zëvedësojë pjesërisht shqipen e moçme që na mungon.”.

Pas këtij referimi  Çabej shton:

“ Ka të ngjarë që të jetë i drejtë mendimi i disa gjuhëtarëveë të cilët në fjalën bilia në shkrime varresh të mesapëve të tipit “ Theotorri bila, shohim emrin mesap të bijës bilia, trajtë e vjetër e shqipes bijë, siç është në disa dialekte të jugut.”

Pikërisht këtë mbishkrim, për të cilin ka aluduar edhe Çabej, e kam deshifruar dhe po e sjell më poshtë.

Ky mbishkrim është gjetur në Cilie Mesasapico, afër Brindisit.në Itali. I përket shek III – I p.e s.

Si vihet re lehtesisht,në kete mbishkrim fjalët nuk janë ndarë midis tyre.Kjo tregon se banorët e këtyre trojeve, mesapët e lashtë, vazhdojnë të flasi gjuhën e tyre të më parshme ( pellazgjishten) por në mungesë të alfabetit të tyre të veçantë, kanë përdorur shkronjat e alfabetit të greqishtes së vjetër.

Në fillim kemi zëvendësuar shkronjat nga alfabeti i greqishtes me shkronjat e shqipes së sotme.

ANAAPRODITAAHINAoFOTTIDDA HIPAKATEoDORIDDATOMSKEXRRIAHIBIIIFA

Ndajmë fjalët nga njera – tjetra.

ANA – APRODITA – A – HIN – A O FOT – DD – A – HI – PAK – AT TEOTORI – DD – A – o – M -SKE – X – RRi HI – BIL I – FA.

Analizojmë njërën pas tjetrës çdo fjalë të veçantë të mbishkrimit.

1 ANA  emër i gjinisë femërore.Emra të tiilë janë të sheshtë edhe sot në vendin tonë.

2 APRODITA. Është mbiemëri i këtij emri. Në gjuhën tonë ne kemi emrin. Afërdita .Sipas mitologjisë, një ndër perënditë pagane ka qenë edhe Afërdita,.emër ky që shpjegohet me Yllin e mëngjazit. Ky yll shumë i ndritshën, shfaqet gjithmonë para se të çelë dita.d.m.th afër ditës.

3 A HIN  kemi foljen a hyn, por në trajtën e dialektit të gegënishtes.

4  A FOT folja asht thotë, .ka kuptimin e  foljes tha, por nuk kemi përputhje të shkronjës f me th, sepse në alfabetin e greqishtes nuk ka patur bashktingëllore dyfishe si  th, dh, sh etj që i ka alfabeti jonë.

5  DD  këtu nuk dallojmë ndonjë fjalë, por. Si do shohim më poshtë mund të kemi një belbëzim.

6  A HI   a hi, folja a hyn, por në trajtën e dialektit të gegënishtes

7  PAK  ndajfolja e sasisë pak e shqipes.

8  AT TEOTORI   at/ baba Theodhori,

9  DD  belbëzim/

10  A  emri at,

11  M SKE  më nuk ke.

12  X  Nuk dallojmë ndonjë fjalë, por në kontekst, kjo bashktingëllore ka kuptimin e fjalës se. Duhet të jetë ndonjë trajtë e vjetër e fjalës pse. Në krahinën e Korçës përdoret shpesh ende edhe trajta ce. për pse.

13 RRI  folja rri.

14 HI BIL  hi bija.

15  I FA  i tha.

Teksti : Ana Afërdita hyr thotë.ddd A hyn pak at Theodhori,ddd ,At më s ke pse rri tek bija, i tha,

Kemi një bisedë midis babait dhe vajzës, ku vajza i kërkon të atit të mos rrijë shumë tek ajo.,Ajo do të ketë qenë e martuar dhe i ati i ka shkuar tek shtëpia ku jeton me burrin e saj.

Pse kjo bisedë babë – bijë te jetë gdhendur mbi një gur varri?

Do përpiqemi të arsyetoj për këtë, por nuk këmbëngul se arsyetimi im është i pa kundërshtueshëm.

Në traditën tonë ka qënë gati e ligjëruar që prindët e vajzës nuk mund të jetojnë tek vaiza e martuar. Nuk mund të themi se  kjo traditë është zhdukur plotësisht. Sigurisht, do të ketë qenë më e fuqishme tek paraardhësit tanë ilirët. Kur  babai i Anës ka shkuar tek shtëpia e saj, mundet që ai të ketë mbetur i vetëm, pa grua dhe me mendimin të jetojë tej e bija.Ana këtë gjë e ka kuptuar por është vënë në një pozicion shumë të vështirë.Ta pranojë, e ka të pamundur, por e ka edhe shumë të vështirë t ‘ i thotë se nuk mund ta pranojë babën e saj..Në fillim ajo i thotë hyr, por pasataj, me gjysëm zëri, si me belbëzim,ddd  i thotë :” hyr at, por rri pakë dhe pastaj përsëri me shpirt të vrarë, mezi i thotë: – se nuk është mirë të rrish tek bija”

Ky qëndrim i vajzës do ta ketë tronditur keq babë Theodhorin, sa mund të jetë bërë shkak për largimin e tij nga jeta.

Nisur nga mendimi se ky mbishkrim, por edhe mbishkrime të tjera mesape, janë shkruar në gjuhën ilirishte dhe bëhen të kuptueshme me shqipen e sotme, kemi të drejtë të themi pa asnjë rezervë, se gjuha shqipe është vazhdimësi gjuhësore e ilirishtes, por ka ardhur në trajtën e sotme përmes nje evoluimi të pandërprerë..Ky pohim bën të besueshëm  edhe përfundimin e Institucionit shkencor prestigjioz “Departamenti i Zhvillimeve të Gjuhësisë e Kulturës në Institutin Max Planck ( Institute for Evolutionary Anthropology) të SH.B.A,” i cili u shpreh se “ gjuha albanian ( ilirishte. shënini im).) ka një lashtësi 7000 vjeçare”. /Trungu & InforCulture

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here