Në muajin gusht, një shkollë e mesme në El Paso të Meksikës ju dërgoi familjeve njoftimin së nxënësit nuk lejohen më të vishen krejtësisht me ngjyrë të zezë. Drejtuesit e shkollës mendonin se ngjyra e zezë kishte më shumë lidhshmëri me depresionin, problemet e shëndetit mendor apo krimin.
Ky vendim shkaktoi shumë kundërshtim dhe nuk ishte edhe aq befasi që shpejt u pezullua vendimi në mënyrë që të lejohej një diskutim rreth tij së pari. Ndërkohë që, në të vërtetë duket të jetë pak ekstrem, “New York Times” ka shkruar se nuk duket edhe krejtësisht real marrë parasysh se sa pak informacion ofrohet për veshjet e zeza, si dhe demonstrohet edhe fuqia e vërtetë që ofron të veshurit me ngjyrë të zezë.
Më shumë se çdo ngjyrë tjetër, e zeza është e mbushur me simbolika, gjë që do të thotë se ka një kuptim për atë që e vesh e një tjetër kuptim për atë që e shikon, gjë që edhe ndryshon varësisht nga konteksti.
Në fund të fundit, e zeza është ngjyra e shtrigave, e yjeve të muzikës rok, e protestuesve të Hong Kongut, e Johny Cashit, e Batmanit, e Morticia Addamsit e e Lydia Deetzit, është e lidhur me misterin, më mbajtjen e zisë, ekscentricitetin dhe elegancën, rebelimin e adoleshentëve.
Adhuruesit e modës njihen për admirim të ngjyrës së zezë, kurse redaktorja e modës, kryeredaktorja e prestigjiozes “Vogue”, Anna Wintour, raportohet se e urren atë.
Shumë disenjatorë, përfshirë Yohji Yamamoton, kanë mendime të dyanshme për të. Yamamoto i pati thënë “NY Timesit” se “e zeza është edhe modeste edhe arrogante”
“E zeza është dembele dhe shumë e lehtë në njëjtën kohë që është misterioze. Por mbi të gjitha e zeza e thotë këtë: ‘Mos më bezdis dhe nuk do të bezdisi’”.
Kate Lanphear, redaktore në revistën e modës “T”, e cila preferon të fotografojë njerëzit që vishen krejtësisht me të zezë e që edhe vetë vishet në mënyrë të tillë, ka thënë se ka dy arsye pse i pëlqen kjo ngjyrë.
“Veshja me ngjyrë tërësisht të zezë shpejt u bë mbështetjeje për mua për dy arsye: e para është sepse veshja duket më e shtrenjtë sesa që është. Kjo gjë ishte esenciale për mua, sepse kur po studioja nuk kisha shumë të ardhura që të blija rroba të shtrenjta. Arsyeja e dytë është se është më lehtë të vishesh krejtësisht me të zezë dhe shumë lehtë mund të bëhesh gati edhe në errësirë”, ka thënë Kate.
Në mënyrë të ngjashme mendon edhe disenjatori Narciso Rodrigues, i cili ka thënë se e zeza të ndihmon të jesh praktik, s’ka nevojë që të mendohet shumë gjatë për kombinime.
“Si dhe gjithnjë do të dukesh i kompletuar. S’ke pse ngarkohesh me mendimet për ngjyra apo materiale me printim”, ka thënë Narciso.
Pikërisht që ka shumë arsye kulturore që lidhen me ngjyrën e zezë, ajo është tashmë e kompletuar, e gatshme me përmbajtje të një doze misteri dhe provokimi, prandaj e zeza ka qenë ngjyrë e zgjedhur nga shumë njerëz për shumë vite dhe nuk mendohet se do të largohet ndonjëherë nga moda.
Prandaj, duke ju falënderuar El Pasos, nënkuptohet se e zeza mund të jetë ngjyrë bazike, por rrallë është neutrale.