Vdekje e njeriut më të moshuar në botë, Maria Branyas Morera, në moshën 117 vjeçe, mund të bëjë shumë njerëz të mendojnë për sekretet e një jete të gjatë, por shkencëtarët thonë se do të ishte më mirë të shmangej marrja e këshillave për jetëgjatësinë nga të moshuarit mbi 100 vjeç.
Sipas faqes së Rekordeve Botërore Guinness, Branyas besonte se jetëgjatësia e saj buroi nga “rregulli, qetësua, lidhja e mirë me familjen dhe miqtë, kontakti me natyrën, stabiliteti emocional, pa shqetësime, pa pendesa, shumë pozitivitet dhe qëndrimi larg njerëzve toksikë”.
Por, Richard Faragher, profesor në Universitetin Brighton, ka thënë se shkencëtarët ende po përpiqen të gjejnë pse disa njerëz jetojnë mbi 100 vjeç, shkroi Guardian.
Faragher ka shtuar se janë dy teori kryesore.
E para, ka theksuar ai, është se disa individë thjesht janë me fat. Me fjalë të tjera, vetëm sepse këta njerëz kanë zakone të caktuara, nuk do të thotë se ato zakone e shtyjnë jetëgjatësinë e tyre.
Teoria e dytë është se mbi 100-vjeçarët kanë veçori gjenetike.
Faragher ka thënë se të dyja teoritë rezultojnë në paralajmërimin e njëjtë: “Kurrë mos merr këshilla shëndeti apo mënyre jetese nga një njëqindvjeçar”.