Një delfin mendohet se mund të jetë i vetmi që ka kryer mbi 50 sulme ndaj njerëzve vitet e fundit në një qytet bregdetar në Japoni.

Që nga 21 Korriku, ka pasur 18 sulme nga delfini ndaj notarëve. Ekspertët besojnë se të gjitha këto sulme janë bërë nga i njëjti delfin i seksit mashkull. Dhe sipas tyre, arsyeja është që delfini është i vetmuar.

Besohet se ky delfin është i llojit hundëshishe, gjë që e bën të pazakontë sulmin ndaj njerëzve, sepse zakonisht njihen për afrimitetin me njerëzit.

Sipas studiuesit Tadamichi Morisaka, është e pazakontë që delfinët hundëshishe t’u afrohen njerëzve, e jo më t’i kafshojnë apo sulmojnë.

Megjithatë, Morisaka mendon se ky delfin është mësuar që të ndërveprojë me njerëzit, tashmë prej vitesh. Dhe ndoshta sulmet e tij, nuk janë vërtetë të tilla. Kafshimet e këtij delfini ndaj njerëzve duket të jenë më shumë lozonjare se sa sulme. Por për shkak se delfinët kanë dhëmbë mjaft të mprehtë, një kafshim i vogël te njerëzit mund t’i shkaktojë lëndime.

/tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here