Poetja Nexhi Baushi me profesion ekonomiste, tashmë në pension është autore e mbi 12 librave në mesin e tyre dhe një monografie ku flet për usta Muratin e këngës së famshme që e dinë të gjithë.
Nexhi e kishte dajë usta Muratin dhe na rrëfen më shumë detaje për të duke na treguar së ai ishte nga Shkupi. Për Portalb.mk sjellë fotografitë, biografinë dhe ca të dhëna.
Nga Xhemazije Rizvani
Nexhi Baushi na tregon se “kënga është shkruar nga një miku i ngushtë shqiptar i Usta Muratit, nga Kosova.
“Kam një pjesë të këngës origjinale. Përveçse në Shkup usta Murati së bashku me vëllait e tij më të madh Rifat Lama dhe babain tim për një kohë jo të shkurtër kanë punuar kuzhinier edhe në Beograd”, thekson Baushi.
Është e pamundur të hash byrekë dhe të mos kujtohet kënga e famshme “Byrekë, byrekë o usta Murat”. Historitë e këngëve janë interesante sidomos kur janë kënduar nga njerëz të ndryshëm dhe secili shton ose heq diçka dhe në fund del një version krejtësisht i ri.
Ja si këndohej në origjinal kënga e “Usta Muratit”:
Ke dyqanin te Selvia
O Usta Murat,
Në punë nëna dhe e bija
O Usta Murat.
Byrek, Byrek,
O Usta Murat,
Katër copa bëjnë dy lekë ,
O Usta Murat.
Ke dyqanin në bash të vendit,
O Usta Murat,
Tash po i bien Karagjyzenit,
O Usta Murat!
Murat LAMA ose usta Murati është fëmija i tretë i Mehmet e Hatixhe Lama, u lind në Shkup, më 3 Qershor 1912. Foshnjërinë, femijërinë, rininë e deri sa u martua e kaloi në qytetin e lindjes Shkup. Ndryshe nga i vëllai dhe motra, Murati kishte shtat më të gjatë, fytyrë vezake pak të tërhequr, kishte sy kafe e vetulla të trasha, mustak të zi, flokët të kuqërremtë, të dendura dhe me onde.
I ri ishte një djalë mjaft i pashëm dhe i veshur bukur e me sqimë. Të dy vëllezërit Rifati dhe Murati ushtronin zanatin e kuzhinierit, ku në këtë fushë të dy ishin mjeshtra dhe punonin me shumë pasion. Të dy vëllezërit janë dashur shumë, kanë respektuar dhe mbështetur njeri tjetrin deri në fund të jetës së tyre, dhe kishin një humor të hollë.
Murati u martua në Shkup me zj. Zyrie Ali Haxhisaliu nga rrethinat e Shkupit, e lindur më 6 Shkurt 1917. Profesionin e tij si kuzhinier, Murati e ushtroi si në Shkup, Beograd ashtu edhe në Shqipëri, se bashku me vëllain Rifat Lama dhe kunatin e tij Ajdin Baushi.
Në Kavajë, qyteti ku u vendos përfundimisht së bashku me familjen e tij, u shqua ndër të gjithë kuzhinierët e qyteti dhe për këtë populli i Kavajës i dha titullin “Usta Murati”.
Murati me punën e tij shumë shpejt u bë i famshëm si për cilësinë e të gatuarit, ashtu edhe për punën pa orar në shërbim të klientëve. Ka patur byrektore dhe punishte për përpunimin e qumështit, me të cilën furnizonte gjithë qytetin. Në dyqanin e tij përveç familjarëve, punonin edhe disa punëtorë ndihmës, që në atë kohë quheshin “çirakë”. Kavajsit e donin dhe e nderonin shumë “Usta Muratin”, sepse ai u kishte shërbyer, u kishte qëndruar gjithmonë pranë, i kishte ndihmuar ata, sidomos më të vobektit.
Murat Mehmet LAMA, ky mjeshtër i madh i kuzhinës Shqiptare të viteve 1935-1980, i cili la gjurmë të thella në popull e që do të mbahet mend. Fama e tij u përhap me shpejtësi jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni. Kënga e tij u përhap dhe u këndua menjëherë, e do të këndohet brez pas brezi gjithmonë në raste gëzimesh e dasmash.
Ja çfarë shkruhet në librin “STEBLEVA” të Z. Mersin Hoxha për USTA MURATIN: Murat Lama, nuk ka qenë i vetmi tregtar i njohur me origjine te hershme nga Stebleva, sepse steblevasit e kanë patur dhe e kanë profesion kuzhinën dhe tregtinë. Murat Lama, u lind në Shkup, ka qenë më i miri pastiçer, më i miri për prodhimin e byrekëve dhe kuzhinës tradicionale shqiptare e ballkanase.
Si u krijua kënga e Murat LAMËS?
Kush nuk e ka dëgjuar këngën “O Usta Murat”, sidomos në dasmat e Shqipërisë së Mesme dhe në të gjitha trojet shqipfolëse! Por jo të gjithë e dinë, se kjo këngë i kushtohet byrek bërësit më të famshëm të atyre viteve, Murat Lama, që u lind dhe punoi në Shkup e më pas në Kavajë.
Kjo këngë, u krijua nga z. Sulejman Perçemi, me të cilin kishte marrëdhënie shumë të forta miqësore. Fama e “Usta Muratit” i kalojë kufijtë e qyteti të Kavajës dhe u përhap në të gjitha trevat shqiptare. Dhe sot e kësaj dite kënga e tij këndohet jo vetëm në Shqipëri por dhe përtej kufijve të saj në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi./ Portalb
“Byrek/ byrek, o usta Murat! “ teksti i plotë
Ështe nje prej krijimeve me te arrira te babe Sules, vjershe dhe kenge me nje origjinalitet te veçante, qe eshte bere e njohur kudo ne Shqipëri e diaspore. Ndonese kane kaluar 7 dekada qe nga krijimi, ajo do te mbetet gjithnje e pranishme dhe e pelqyeshme neper gezime te shumta familjare apo ne programe televizive. Per fat te keq, ne keto vite ka pesuar ndryshime nga muzikante matrapaze e kengetare te papergjegjshem.
Personazhi kryesor, usta Murati, nje bylmetçi i zoti ardhur ne Kavaje nga nje krahine e veriut te vendit. Por rreth tij sillen edhe persona te tjere te njohur ne qytet, te gjithe te nderuar- te cilet autori i ushqen me humorin e tij dashamires.
Kjo kenge u krijua ne vitin 1943 dhe te vjetrit tregojne qe usta Murati u ndje aq ngushte sa dhe iku nga Kavaja edhe pse autori i kenges, vetem sa ja permend emrin dhe nuk e ka objekt re humorit te tij.
Ne Prizren ku shkoi, nje nate teksa pinte nje gote raki ne nje lokal, çuditerisht degjoi kengen e e vet! Pasi i qerasi, ju lut kengetarit qe ta kendonte perseri e tek e ridegjonte- tundte koken dhe qeshte me vete. Muzikantet u bene kureshtare dhe e pyeten cili ishte. – kjo kange eshte per mue. Une jam usta Murati. Jetoj e punoj ne Kavaje me familjen time. Erdha ketu me shpresen qe kanga do te harrohet kurse ajo paska ardhe perpara meje deri ketu ne Prizren! Dhe qe te nesermen usta Murati u kthye ne Kavaje…
( nga libri “ byrek byrek o usta Murat!, vjersha e poezi nga Sulejman Perçemi” – Ramazan Hushi, Zyhdi Shehi.)/kavajaonline
Dyqanin ke kinemaja, o usta Murat!
Treqind leke ne muej qeraja, o usta Murat!
Qeranë tate kush ta rriti, o usta Murat!
Ekrem pisi, Ekrem jeziti, o usta Murat!
Byrek, byrek, o usta Murat!
Dy copa kater leke, o usta Murat!
Dyqan t’vogel sa i kazon, o usta Murat!
Qeraja tre naplon, o usta Murat!
Ky Rushiti, ky qafiri, o usta Murat!
Qehaja kan Sen Beshirin, o usta Murat!
Ky, jarabi, gjette belane, o usta Murat!
Pesë ta ka ngrit qeranë, o usta Murat!
Byrek, byrek, o usta Murat!
Dy copa kater leke, o usta Murat!
Akullorja me kajmak, o usta Murat!
Sheqer pse ka kaq pak, o usta Murat!
Na rrofte Duçja, na rrofte mbreti, o usta Murat!
Qe na bien sheqer prej detit, o usta Murat!
Nga njiqind gram merr mileti, o usta Murat!
Me nji kuintal e merr prefekti, o usta Murat!
Jallah, jallah, o usta Murat!
Marshallah, marshallah, o usta Murat!
Dyqanin ke axhensia, o usta Murat!
T’u shit kos e revania, o usta Murat!
Axhensia mu ne pjacë, o usta Murat!
Jane mbyll leprat ne kafac, o usta Murat!
Axhensia ne Pazar, o usta Murat!
Hoxhe Levonja kryetar, o usta Murat!
Byrek, byrek, o usta Murat!
Dy copa kater leke, o usta Murat!
Hoxhe Levonja nje burre plak, o usta Murat!
Ka vo Shyqon delegat, o usta Murat!
Ç’kane shoferat qe kane vape, o usta Murat!
Hedhin gurin, mcefin doren, o usta Murat!
Jallah, jallah, o usta Murat!
Marshallah, marshallah, o usta Murat!
Faje Llulla s’ka mbet vetem, o usta Murat!
I kan vu shok Karameten, o usta Murat!
Karameta djale i bute, o usta Murat!
Ka ra n’Krete me parashute, o usta Murat!
Ububu, mre, ububu, o usta Murat!
Veliun tone paç me harru, o usta Murat!
Paç harrue Veliun e tates, o usta Murat!
Qe t’merr vezen ne bark te pates, o usta Murat!
Byrek e danderma, o usta Murat!
Marshallah, marshallah, o usta Murat!
ObserverKult