Trupi i njeriut është mekanizëm i ndërlikuar, të cilin kurrë nuk mund ta kuptojmë në tërësi.

Ora jonë e brendshme është shkaku përse plagët të cilat i pësojmë gjatë ditës shërohen më shpejt se ato që na ndodhin gjatë natës.

Eksperimentet me qelizat e lëkurës dhe me qelizat e tjera të minjve kanë treguar që lëndimet gjatë ditës shërohen dy herë më shpejt se ato të natës.

Kur hulumtime të ngjashme janë bërë në njerëz, te 118 pacientë është vërejtur që plagëve të tyre të shkaktuara gjatë natës u janë nevojitur më shumë kohë që të shërohen se sa atyre të cilat kanë ndodhur gjatë ditës.

Hulumtimi është publikuar në Revistën Internacionale Mjekësore.

Ora e brendshme rregullon shërimin e plagëve të qelizave të lëkurës dhe e optimalizon shërimin gjatë ditës. Kjo mund të tregohet e dobishme për operacionet dhe intervenimet e tjera mjekësore dhe mund të kontribuojë në ilaçe të reja të cilat mund t’i kontribuojnë shërimit të plagëve.

Ritmi ditor përshtatet me faza të ndryshme të ditës, ndikon në gjumë, sjellje, nivel të hormoneve, temperaturë trupore dhe në metabolizëm.

– Kemi thënë që cikli ditor në orën e trupit tonë kontrollon se sa shpejt shërohen qelizat e dëmtuara të lëkurës dhe se si indi i dëmtuar këndellet me një proteinë shumë të rëndësishme e cila quhet aktin, thotë autori i studimit Ned Hoyle.

Shërimi efikas i lëkurës është i rëndësishëm për pengimin e infeksioneve, mirëpo kur gjatë shërimit fillon të përkeqësohet plaga mund të lërë vragë afatgjatë dhe të papërmirësueshme.

Hulumtimet e mëtejme janë të lidhura me shërimin e plagëve në kohën e ditës dhe kur ato shfaqen mund t’i kontribuojnë shumë zhvillimit të ilaçeve të cilat përshpejtojnë shërimin e plagëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here