Një studim i universitetit të Otagos në Zelandën e Re, zbuloi rolin e fortë të perimeve dhe frutave të freskëta e të pagatuara në përmirësimin e shëndetit mendor.
Një studim i universitetit të Otagos në Zelandën e Re, zbuloi rolin e fortë të perimeve dhe frutave të freskëta e të pagatuara në përmirësimin e shëndetit mendor.
Sipas studimit, njerëzit që ushqehen me perime dhe fruta të gjalla, kanë më pak simptoma të depresionit dhe sëmundjeve të tjera mendore. Lidhja e fortë mes ushqimit dhe depresionit është kthyer në një cështje madhore diskutimi dhe studimesh mes shkencëtarëve.
Sipas tyre, nëse perimet dhe frutat konsumohen të gjalla, të freskëta dhe nuk gatuhen, shëndeti mendor i njeriut është më i mirë. Njerëzit raportohet të kenë një nivel më të lartë të mirëqenies mendore, humor të mirë, kënaqësi për jetën dhe një mendje të mprehtë.
Duke konsumuar fruta dhe perime siç i ka bërë natyra, organizmi përfiton shumë mikroushqyes të nevojshëm. Mikroushqyesit përmirësojnë tretjen, komunikimin e stomakut me trurin dhe ndjesinë e përgjithshme të mirëqenies mendore.
Frutat dhe perimet që përmirësojnë shëndetin mendor:
-Karrotat
-Bananet
-Mollët
-Qitro
-Sallata Jeshile
-Agrumet
-Frutat e pyllit
-Kastraveci
-Kivi