Diabeti manifestohet me një sërë simptomash, nga turbullimi i shikimit e deri te urinimi i shpeshtë dhe ndjenja e etjes, por pak njerëz e dinë se një nga simptomat e diabetit është era e keqe e gojës.
“Edhe pse e pazakontë, aroma e pakëndshme është një shenjë serioze e diabetit,” thotë mjeku Richard Calderone për Parade.
Kjo mund të jetë një shenjë e ketoacidozës diabetike, një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën që ndodh kur trupi fillon të shpërbëjë yndyrën shumë shpejt dhe gjaku bëhet shumë acidik, sipas MedlinePlus. Simptoma është më e zakonshme tek njerëzit me diabet të tipit 1, por Calderone thotë se mund të ndodhë edhe te njerëzit me diabet të tipit 2.
“Jo të gjithë me diabet kanë erë të keqe të gojës, e njohur edhe si halitosis”, thotë doktoresha Lori Blanton.
Ka disa arsye pse diabetikët kanë erë të keqe. Së pari, është një grup njerëzish që janë më të rrezikuar nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, si gingiviti ose periodontiti. Hulumtimet tregojnë se rreth një e treta e pacientëve me diabet kanë sëmundje të mishrave të dhëmbëve, raporton Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
“Nivelet e larta të sheqerit në gjak, të cilat shpesh shoqërojnë diabetin, mund të çojnë në sheqer të tepërt në pështymë, e cila ushqen bakteret në gojë, nxit ndërtimin e pllakave dhe potencialisht shkakton sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe prishjen e dhëmbëve. Mund të çojë gjithashtu në erë të keqe”, thekson Calderone.
“Në mënyrë tipike, era e keqe e gojës në diabetin e tipit 2 është një simptomë e diabetit të pakontrolluar”, shton ai.
Ka situata në të cilat era e keqe e gojës nuk është shenjë e ndonjë sëmundjeje të rëndë, por vetëm e tharjes së gojës. Në çdo rast, nëse vazhdon, është e rëndësishme të kërkoni këshilla mjekësore.