Cilat medikamente janë më të rrezikshme për t’i përdorur gjatë ditëve të ngrohta?

Të nxehtit ekstrem mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme dhe kërcënon shëndetin në disa forma delikate – duke shtuar edhe efektet anësore të shumë ilaçeve të zakonshme.

Moti i ngrohtë mund të dëmtojë ilaçet si insulina, e cila preferohet të mbahet në frigorifer. Inhalatorët mund të eksplodojnë. Injeksionet me ilaçin epinephrine si EpiPens mund të mos funksionojnë siç duhet. Ilaçet mund të dëmtohen ndërsa bëhet transportimi i tyre.

“Associated Press” ka shkruar rreth problemeve të shpeshta që kanë të bëjnë me të nxehtit dhe ilaçet dhe si të menaxhohen.

Cilat medikamente mund të shkaktojnë problem gjatë motit të ngrohtë?

Ilaçet për tension të gjakut, të cilat ulin nivelin e lëngjeve në gjak, gjatë të nxehtit ekstrem mund të shkaktojnë dehidratim.

Ilaçet për sëmundjet e zemrës mund të ulin qarkullimin e gjakut në lëkurë ndërkohë që e bëjnë njeriun të mos e ndjej edhe aq të nxehtin e rrezikshëm.

Disa antidepresantë mund të pengojnë aftësinë e njeriut për të qëndruar i freskët.

Aspirina dhe disa të tjera ilaçe kundër dhimbjeve ulin nivelin e lëngjeve dhe sodiumit (kripërave), duke e bërë më të vështirë për organizmin që të përballet me të nxehtit.

Përveç këtyre, kombinimi i të nxehtit të madh dhe efektet anësore të ilaçeve mund të çojnë në marramendje e kolaps.

“Alkooli rrit rrezikun”, ka thënë farmacisti Breadley Phillips nga Universiteti i Farmacisë në Floridë. Ai u ka rekomanduar njerëzve që të qëndrojnë të hidratuar dhe të mos mbështeten gjithnjë në “aftësinë trupore për të kuptuar se janë të etur”.

Disa ilaçe, si antibiotikët, antimykotike (antikërpudhore) dhe ato kundër akneve, mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj diellit duke shkaktuar të skuqura e djegie në lëkurë.

“Nëse dikush është duke marrë terapi me këso lloj ilaçesh, duhet të qëndrojë nën çadër, të vishet me veshje që mbrojnë nga dielli dhe të përdorin kremra me faktorë mbrojtës. Mund të jesh duke marrë antibiotik e të mos mendosh edhe aq për to, ndërkohë që kur kthehesh nga plazhi je më djegie të rëndë”, ka thënë doktori Mike Ren, fizicient në kolegjin mjekësor Baylor në Huston.

Si duhet ruajtur ilaçet gjatë udhëtimit?

Ilaçet në përgjithësi duhet të qëndrojnë në vend të freskët e të thatë, ndërkohë që disa duhet të qëndrojnë në frigorifer, gjë që mund të jetë sfiduese gjatë udhëtimit.

Para udhëtimit, duhet të kontrollohen udhëzimet që kanë ilaçet në paketime. Ilaçet duhet të futen në frigorifer të vegjël për udhëtim apo në çanta që mbajnë temperaturën të ulët, ani pse në udhëzim mund të shënojë që ilaçi të mbahet në temperaturë të dhomës, temperatura në veturë mund të jetë shumë e lartë.

Nëse udhëtimi bëhet përmes aeroplanit, këshillohet që ilaçet të mbahen në çantë me vete, e jo në bagazhe.

Ilaçet që transportohen përmes postës

Barnatoret apo farmacitë që dërgojnë ilaçe përmes ndonjë poste të shpejtë, janë përgjegjëse për mbajtjen e ilaçeve në temperaturë adekuate ndërkohë që bëhet transportimi. Praktika më e mirë është që dërgohen ilaçet me paketime speciale që mbrojnë temperaturën.

“Por kjo gjë mund të mos ndodh gjithnjë, apo dërgesa mund të mos arrijë në kohë”, ka thënë Ren, i cili ka ndihmuar nënën në pushime, pasi ia kishte sjellë disa ilaçe duke i paketuar e mbrojtur nga të nxehtit e madh.

“Nëse e dini që do të jeni në punë gjatë tërë ditës apo nëse jeni në pushime dhe dikush duhet të ju sjellë disa ilaçe, definitivisht nuk do të doni që ato të jenë të ekspozuara ndaj të nxehtit ekstrem. Nëse mendoni se paketimi i laçeve që keni kërkuar është dëmtuar nga i nxehti, thirrni farmacinë të raportoni problemin”, ka thënë Ren.

A duhet bërë studime të tjera?

Po. Studiuesit në SHBA dhe Australi kanë deklaruar se disa paralajmërime paraprake për të nxehtit dhe ilaçet nuk kanë të kryera testet shkencore. Ollie Jay, nga Universiteti i Sidneyt ka gjetur shpjegime për vetëm 4 nga 11 kategori të ilaçeve, të cilat OBSH-ja i ka listuar si problematike gjatë të nxehtit të madh.

Ai sugjeron se ndryshimi duhet të bëhet tek përkujdesja e jo tek ilaçet kur është fjala për nxehtin, ai ka thënë se njerëzit duhet të jenë më të vëmendshëm.

Doktori Renee Salas, fizicient në departamentin e Urgjencës në Spitalin e Massachusettsit, ka thënë se ndërkohë që ndryshimet klimatike po përshpejtohen duhet ditur se cilat tipe të ilaçeve përbëjnë rrezik gjatë të nxehtit të madh.

“Ene nuk e kemi këtë përgjigje dhe duhet ta gjejmë me shpejtësi”, ka thënë Salas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here