Në pranverën e vitit 1453, një ushtri osmane prej rreth 14,000 ushtarësh të komanduar nga Ibrahim Pasha, një mik i vjetër i Kastriotit, ishin të urdhëruar nga Sulltan Mehmedi II për të sulmuar Skënderbeun.

Beteja ndodhi në fushën e Pollogut, në afërsi të Tetovës. Ushtria më e vogël numerikisht arbërore doli fitimtare ndaj asaj osmane, ndërsa Skënderbeu ftoi rivalin e tij, Ibrahimin, në një duel.

Skënderbeu doli fitimtar, i preu kokën kundërshtarit të tij dhe e nguli atë në një heshtë në një mënyrë të ngjashme me ekzekutimin e mbretit Vladisllav III të Polonisë në vitin 1444, e me të parë këtë skenë, trupat e mbetura osmane u larguan nga fushëbeteja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here