Neritan Ceka
Me paraqitjen për herë të parë së bashku të dy dëshmive kryesore arkeologjike mbi mbretin ilir Monun, përkrenares dhe prerjeve të tij monetare, ekspozita e Hildeshimit jep rast për të diskutuar edhe një herë mbi personalitetin e tij.
Monuni bën pjesë në ata persona për të cilën historia është treguar e kursyer, madje e padrejtë, në raport me kontributin që ata i kanë dhënë asaj. Eshtë një ngushëllim i kohës sonë që mundohet ta plotësojë këtë me një radhë hipotezash, të cilat shpesh na shohin kënaqësinë e enigmës në shkëmbim të pamundësisë për të saktësuar të vërtetën. Kë- shtu dy Monunëve të përmendur shkarazi nga burimet historike dhe korres-pondojnë katër të tilla sipas interpretimit të studiuesve të sotëm. Në mënyrë retrospektive këta do të ishin: 1) mbreti dardan, vjehrri i mbre- tit të ilirëve, Gentit (Polyb. XXIX 13,1); 2) mbret hipotetik dardan, stërgjysh i mundshëm i të parit, që pushton Dyrrahun rreth vitit 280 p.e.sonë dhe pret atje vlerat me emrin e vet.; 3) mbret ilir (Trog., Prol. 24), pasardhës i Glaukias që riforcon shtetin dhe ripushton Dy- rrahun;3 4) gjyshi hipotetik ka të fundit, të cilat duhet t’i takojnë në stilistikisht monedhat e prera në Dyrrah ndërmjet llogarive. 350-330 p.e.so- në.
Më joshëse dhe, siç do të provojmë, më afër realitetit, është përpje- kja për ti lidhur dhe përkrenaren me mbretin e vitit 280 p.e.sonë, që, ndonëse përmendet vetëm një herë në histori, ka një rol të tillë në konfliktin e. pretendentëve për fronin e Maqedonisë. Si i tillë, ai është konsideruar si një pasardhës i Glaukisë, që doli fitues në ndeshjen për nga midis bijve të tij. Kjo sepse disa vjet pas vdekjes së Glaukias, rreth vitit 292 p.e.sonë, në frontin ilir gjendej një mbret tjetër, Bardhyli. Ky u lidh me një aleancë martesore me Pirron, duke i dhënë për gruan të bijën, Birkenën dhe bashkë me bashkëvjehrrin tjetër të Pi- rros, Audoleonin e Paionisë, krijonte një për armikun kryesor të Epirit, Maqedoninë e Demetër Poliorketit. Monuni, përkundrazi, duhet të ketë armik i Pirros, sepse ky i fundit u detyrua të luftojë kundër ilirëve në vitet 284-282 p.e.sonë, për të siguruar krahët para nisjes së fushatës në Itali.
A do të thotë ky fakt se Monuni kishte zënë me forcë vendin e Bardhylit, si një pretendent i së njëjtës familjes, siç e shpjegojnë disa studiues, apo si uzurpator i ardhur nga verilindja, siç mendojnë të tjerët? Sigurisht mund të ketë edhe mundësi të tjera. Bardhyli i Ri mund të ishte edhe një trashëgimtar i dinastisë së Bardhylit I, një pasardhës i Klitit të strehuar më 335 p.e.sonë tek Glaukia dhe të kthyer në tokat e enkelejve pas fitores mbi Kasandrin më 312 p.e.sonë. Sidoqoftë, shteti i Monunit përfshinte më 280 p.e.sonë edhe këto territore lindore ilire, duke pasur kontakt të drejtpërdrejtë me Maqedoninë, siç del nga njoftimi i shkurtër i Trogut. Në këto kushte, Monuni mund të ishte fare mirë një trashë- gimtar i rregullt i dinastisë së Glaukias, pas Bardhylit të Ri.
Kjo do të ishte pothuaj gjithshka që do të mësonim nga burimet his- torike, po të mos na vinin në ndihmë dëshmitë arkeologjike. Përkrenarja është në këtë rast një relikt i jashtëzakonshëm. Nuk gjejmë ndonjë arsye për të mos e konsideruar atë si armë personale të vetë Monunit. Pava- rësisht nga thjeshtësia e saj, me formën e veçantë, ajo e dallonte mbre- tin nga masa e hoplitëve të tij, që mbanin përkrenaren ilire. Si një simbol i pushtetit, përkrenarja e tipit atik me strehë na shfaqet me të njëjtën formë në varrin monumental të Selcës. Nuk është e rastit, siç është vënë në dukje, gjetja e përkrenares pikërisht në zonën ku gjenden këto varre të karakterit mbretëror. Nëse ne ende nuk mund ta përcak- tojmë varrin nr. 2 të Selcës si vendvarrimin e Monunit, jemi të mendimit se të dy objektet i përkasin kohës kur sundoi Monuni i përmendur nga Trogu.
Në të njëjtën periudhë, pra në dhjetëvjeçarët e parë të shek. III p.e.sonë, na çojnë edhe monedhat e Monunit. Ekzemplari i vetëm i -Cabinet de Medailles të Parisit”, i tipit të tetradrahmeve maqedonase, mbetet një dëshmi e veçuar dhe, si rrjedhim, e dyshimtë, në kushtet kur tipi tjetër, dyrrahas, i ka kaluar të pesëdhjetë copët me një seri varian- tesh e vulash. Megjithatë ai do të përkonte mirë me politikën maqedo-
nase të Monunit dhe do të shprehte ambiciet e tij për t’u rreshtuar midis epigonëve. Megjithatë duhet të shënojmë se nga tipologjia, mënyra e shkrimit të legjendës dhe nga pikëpamja stilistike kjo monedhë veçohet plotë- sisht jo vetëm nga monedhat e Monunit, por edhe nga ato të trevës ju- gore ilire në përgjithësi. Rrethi i pikave (Perlstab), që shfaqet në prerjet dyrrahase vetëm në periudhën e tretë të prerjeve është këtu një element
tipik i prerjeve të Aleksandrit, nga të cilat është kopjuar me besnikëri fa-
qja dhe shpina, deri në hollësira, siç është monogrami. Përdorimi i sigmës së plotë mund ta lidhë tipin maqedonas të state-
reve të Monunit me dorën e parë të prerjeve të tipit korkyras, ku ende nuk është shfaqur sigma këndore apo lunare që karakterizon të gjitha prerjet e tjera të Monunit. Si rrjedhim mund ta vendosnim atë në fillim të serisë së prerjeve të këtij mbreti, por nuk mund të mos kemi parasysh edhe një personazh tjetër historik, që kishte arsye të priste monedha të
tipit maqedonas, Monunin thrak, vëllanë e Ketriporit (IG II/III2 127). Nga simbolet, seria kryesore e monedhave të mbretit Monun i për-
shtatet tipit dyrrahas me lopë e viç dhe katror me stilizime, në segmentet e të cilit shfaqen për herë të parë shenja simbolike. Në një thesar prej
15 monedhash argjendi të gjetur në Butrot, dy statere të Dyrrahut, që kishin topurren në segment dhe një i tretë me një delfin mbi lopë, shoqëroheshin me një oktobol korkyras me gjysmë lope e kantar të viteve 300-229 p.e.sonë. Kjo jepte një argument për ta ulur të paktën 50 vjet datimin tradicional (450-350 p.e.sonë) të statereve dyrrahase. 11 Ajo që mund të konsiderohej atëhere vetëm si një hipotezë, fiton tani një mbë shtetje të sigurt kronologjike, me gjetjen e një thesari prej 144 mone- dhash argjendi të Dyrrahut, Apolonisë, Korkyrës dhe Monunit pranë fshatit Kreshpan të Fierit, rreth 30 km në juglindje të Apolonisë.
Korkyra përfaqësohet aty nga dy statere të periudhës I dhe II (shek. VI-450), nga 14 statere me shenja simbolike mbi lopë, apo me mo- nogram nën segmentin e katrorit, të datuara përgjithësisht në periudhën II (350-300 p.e.sonë), si dhe nga pjesë didrahme me gjysmë lope, të cilat e datojnë përgjithësisht thesarin pas vitit 300 p.e.sonë. Në këtë kuadër, 33 monedhat e Monunit, që bëjnë pjesë në thesar, e kufizojnë kohën e groposjes së tij rreth vitit 280 p.e.sonë. Duke përmbajtur të pesë varian- tet e njohura deri më sot, ato kanë midis tyre një lidhje të pandërprerë të vulave të faqes dhe shpinës. Më të hershmet janë në këtë rreshtim stateret që mbajnë në shpinë vetëm emrin e mbretit të shoqëruar me një majë heshte dhe topurren tipike të monedhave dyrrahase (tab. I, 1). Pastaj vazhdojnë variantet që shoqërohen edhe me legjendën e qytetit AY, Д-УР, ДҮ-P, dhe AYPPA (tab. I, 2-5). Kompletimi i tipave e vendos thesarin në periudhën fundore të sundimit të Monunit, diku midis vitit 280 p.e.sonë, kur e përmend Trogu, dhe vitit 270, kur si mbret i Ilirisë del Mytili.
Gjithashtu lidhen në pjesën më të madhe nëpërmjet vulave të fa- qes dhe të shpinës edhe 89 stateret dyrrahase me lopë/viç dhe katror si dhe nënvlera e tyre, drahmja me Herakli-Pegas, e përfaqësuar në thesar me 45 copë.
Një kompleks kaq i sigurt arkeologjik si thesari i Kreshpanit na jep mundësi tani të ngushtojmë kufijtë kronologjikë të prerjeve monetare të Korkyrës dhe Dyrrahut.
I takojnë viteve 300-270 p.e.sonë stateret korkyrase, që kanë mbi lopën shenjat simbolike: timon, yll, drapër, vesh rrushi, lirë me ze dhe
monogram E ndërsa në shpinë majë heshte, pelum thyrsos, si
dhe monogramin
X (tab. I, 6-9). Me këto seri lidher didrahmet me
lope, që kanë në shpinë KI dhe vesh rrushi e kantar (tab. I, 10-11).
Po kësaj periudhe i takojnë edhe stateret dyrrahase me lopë e viç, midis të cilave mund të dallojmë tri variante që, sipas vulave, kanë një vijueshmëri kronologjike:
a) Në të parin topurrja vendoset si shenjë simbolike vetëm në seg- mentet e katrorit, e shoqëruar me legjendat AY, AP, AYP, të shkruara së pari apo së prapthi (tab. II, 1-2).
b) Në të dytin shfaqen shenjat simbolike, delfin, akrep e zhapi mbi lopë dhe zhapi në segmentin e katrorit, krahas topurres dhe legjendës
AYP të shkruar në dy drejtimet (tab. II, 3-5).
c
) Në të tretën, mbi lopë vendosen monogramet A, R
19. Ν, Σ (tab. II, 6-9).
Për drahmet me Herakli-Pegas janë tipike vendosja e legjendave AY dhe AYP, kjo e fundit në dy drejtimet dhe shfaqja në serinë e fundit e
monogrameve A
A dhe
(tab. II, 10-13).
IT
E gjithë kjo do të thotë se duhet ulur data e prerjes së statereve dy- rrahase dhe apoloniate të tipit korkyras që janë datuar në vitet 450-350 p.e.sonë. Fillimin e tyre mund ta lidhnim me aleancën midis Dyrrahut, Apolonisë e Glaukias nga njëra anë dhe Kockyrës nga ana tjetër, gjatë fushatave të Kasandrit në Iliri në vitin 314-312 p.e.sonë. (Diod. XXX, 78.1). Para kësaj kohe ne do të vendosim tipin me Athina-Pegas të dy qyteteve, për periudhën 350-312 p.e.sonë, duke pranuar afërsisht krono- logjinë e H. Cekës,
Nga ana tjetër, ne nuk shikojmë një lidhje të këtij tipi me drahmet dyrrahase me Herakli-Pegaz, Thesari i Kreshpanit, që përmban një gamë të tërë variantesh të drahmeve, dëshmon se kjo është një nënvlerë e re e lidhur me prerjen e staterit dyrrahas me lopë dhe viç dhe i për- shtatet më pas edne peshës së drahmes.
Pasi propozuan kështu një kronologji të re të statereve dyrrahase e apoloniate të tipit korkyras, shtrohet çështja e marrëdhënieve të tyre me prerjet e Monunit. Duke u nisur nga përdorimi i shenjave simbolike, veç topurres, në faqe dhe në shpinë, mund t’i vendosim monedhat e Monunit midis dorës së dytë dhe të tretë të statereve të thesarit, duke e zhvendo- sur dorën e parë midis viteve 312-290 p.e.sonë,.
Në këtë kuadër duhet shpjeguar edhe fakti i rishfaqjes së emrit të qytetit në një fazë të dytë në prerjet e Monunit. A do të thotë kjo, në të kundërt të asaj që është menduar më parë, 16 se mbreti ilir e humbi autoritetin dhe më pas edhe pushtetin mbi Dyrrahun? Në fakt është e sigurt nga një prerje në bronz se Dyrrahu mbeti nën sundimin e mbretër- ve ilirë edhe në kohën e pasardhësit të Monunit, Mytilit. Në këtë rast ne do të jepnim një shpjegim tjetër. Gjysma e parë e shek. III p.e.sonë karakterizohet nga një forcim i qyteteve dhe i koinoneve qytetare në Ilirinë e Jugut dhe ne Epir. Ato arrijnë t’u imponohen politikisht mbre- tërve dhe vetë Pirroja nuk arrin të fusë nën kontrollin e tij veprimta- rinë monetare në Epir. Duket se ky koncept i ri i lidhjeve midis mbre- tërve dhe qyteteve u zbatua edhe në Dyrrah në kohën e Monunit dhe pastaj Mytilit, duke i konsideruar mbretërit në funksionin e prytanëve, por jo të sundimtarëve absolute,
Duke përfunduar, ne do të donim të përmblidhnim karakteristikat e personazhit që zgjodhëm nga seria e Monunëve të propozuar historisë, Ai ishte një mbret ilir i dinastisë së Glaukias, pasardhes i Bardhylit të Ri dhe sundoi rreth viteve 290-270 p.e.sonë. Shteti i tij shtrihej në veri te lumit Aos, në perëndim të liqeneve lynkeste dhe ka të ngjarë deri në pell- gun e Shkodrës në veri. Politika e jashtme e tij qëndronte në një aleancë me Korkyrën e Thrakinë kundër Maqedonisë së Ptoleme Keraunit dhe Pirros së Epirit. Politika e brendshme synonte në sigurimin e një uniteti midis pushtetit mbretëror, poliseve helene të bregdetit dhe koinoneve qytetare. Historia e justifikoi këtë politikë me një periudhë qetësie, ku varfërisë së informacioneve mbi konfliktet politike i përgjigjet intensi- teti i dëshmive arkeologjike për ndërtime qytetesh e godinash monumen- tale, shkëmbim të dendur ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut dhe ndër- mjet qendrave ilire e kolonive helene, krijimi i koinoneve qytetare ilire dhe fillimi i prerjeve monetare të tyre. Për këtë arsye mund të shtonim edhe disa rradhë për personalitetin e mbretit Monun; me veprimtarinë e tij ai shënoi një epokë të re në historinë ilire, duke qenë njëkohësisht vetë ai krijim i kësaj epoke.. /Trungu & InforCulture
SHËNIMET
1) Albanien, Schätze aus dem Land der Skipetaren, Hildeshajm 1988, kat.
ar. 135, 136 а-с.
2) T. Droysen, Die dardanische Furstentum, Kl. Schr., f. 87-94: N.G.L. Hammond
-Godišnjak Centara za balkonoloska ispitivanja, I, 1965, f 81.
ABSA, 61 (1966), f. 246; D Rendić-Miočević, Prolegomena ilirskoj numografiji,
3) C. Schütt, Untersuchungen zur Geschichte der alten Illyrer, Breslau, 1910, f. 62-63; F. Papazoglu, Les origines et la destinée de l’Etat illyrien, Historia XIV, 1965, 2, f. 163-165: S. Islami. Shteti ilir, vendi dhe roli i tij në botën mesdhetare, -Kuvendi II i Studimeve ilire. Tiranë, 1974, f. 95, shën. 54.
4) H. Ceka, Probleme të numismatikës ilire, Tiranë, 1965, f. 16-19 (fr.: Problè-
mes de numismatique illyrienne. Tirana 1972).
5) D. Kienast, Pyrros von Epeiros, RE, XXIV, 1963, kol. f. 127.
6) S. Islami S. Anamali, M. Korkuti, F. Prendi, Les Illyriens, Tirana, 1985.
f 69.
7) Th. Wiegand, Amtliche Berichte aus den Koniol, Kunstsammlungen zu Berlin, 33 (1911/12), kol. 20-21, fig. 16: N.G.L.. Benson, BSA 61, 966, f. 246 dhe G. Waurich, Helme der hellenistichen Zeit und ihre Vorläufer, Antike Helme. Mainz, 1988. f. 74 e konsiderojnë atë si përkrenare të një ushtari avo oficeri të mbretit Monun. Forma e gjinores në mbishkrim (përkrervare e mbretit Monun) është tipike për pronësinë e objekteve dhe i takon një tradite të njohur edhe për përkrenaren e Verzanit, ndoshta birit të mbretit Grabo kushtuar në Olimpia (E. Kunze, Bericht
über die Ausgrabungen in Olympia, 1958, f. 145-146.
😎 N. Ceka, Qyteti ilir në Selcën e Poshtme. Tiranë 1975, f. 41. fig. 26. Një
përkrenare të ngjashme mban Pirroja, shih Schätze… (nr. kat. 134). apo mbreti Seleukus II (E.T. Newell, The coinage of the western Seleucid mints, 1976, tab. 81. 6).
9) F. Papazoglu, Un témoignage inaperçu sur Monounios I’Illyrien, Ziva Anti-
ka- 21, 1971, f. 177.
10) G. Waurick, art, cit., f. 174, e lidh përkrenaren pikërisht me Monunin e vitit 280. Po kështu përkon me këtë kohë datimi i varrit nr. 3 të Selcës, N. Ceka,
vep. cit. f. 55:
11) Shih P. Cabanes. Les Illyriens de Bardylis à Genthios, Paris 1988, f. 160.
12) S.L. Cesano, Monetazione e cercolazione sul suolo dell antica Albania.
Ripostiglio di Butrinto, Atti e Memorie dell’Instituto Italiano di Numismatica VII (1932), f. 47-98.
13) Shih A. Maler. Die Silberpragung von Apollonia und Dyrrachion. -Numis- matische Zeitschrift I. 1908. f. 3: H. Ceka. Probleme. f. 15-16 dhe Problèmes….
f. 22. katalogët përkatës të SNG.
14) H. Ceka, Probleme… f. 30-35: Problèmes, p. 49-51.
15) A Maler, vep. cit:, f. 4: H. Ceka. Probleme…. f. 34:
16) Kushtet historike të një sundimi tradicional ilir në Dyrrah vënë në dyshim
paralelizmin me prerjet thrake të tipit tasian në bazë të të cilave O. Picard, Illyriens, Thraces et Grecs: la monnaie dans les rapports entre populations grec-
jashtë Dyrrahut, në bazë të një tipologiike arkaizante.
ques et non grecques, «Iliria, 1986, 1. f. 141, mendon se prerjet e Monunit u bënë
17) S. Islami, S. Anamali, M. Korkuti, F. Prendi, Les Illyriens.. f. 70.
) H. Ceka, Probleme… f. 42-44: Problèmes…. f: 66-72.
18
19) P.R. Franke, Die antike Münzen von Epirus, Wiesbaden, 1961, f. 257-258. 20) Shih për këtë mendim D. Rendié-Miočević
, Hrski vladaski novci u arheo- loškom muzeju u Zagrebu, Vjesnik Arheološkog Muzeja u Zagrebu VI-VII, 1972-
-73, f. 256.