Infeksionet e fytit mund të jenë të shpeshta. Ndërkohë që antiobiotikët mund të konsiderohen si alternativë për shërim sa më shpejtë, ka disa mënyra natyrale për t’i larguar infeksionet.

India.com ka shkruar se çajet e ndryshe dhe uji me krip mund të ndihmojnë kundër infeksioneve të fytit.

Çajet herbale kanë veti antiiflamtore dhe antimikrobiale, të cilat mund të ndihmojnë në zbutjen e infeksioneve si dhe ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit. Çaji me gjingjer, ai i kamomilit e çaji i gjelbër janë efektivë kundër infeksioneve.

Shpëlarja e fytit me ujë me krip është një nga mënyrat më të thjeshta për të larguar infeksionet në mënyrë natyrale. Uji me krip ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe përmban veti antiseptike, të cilat luftojnë kundër infeksioneve bakteriale.

Mjalta me limon është dyshe dinamike kur bëhet fjalë për fytin e ftohjet. Mjalti dhe limoni luftojnë edhe kundër infeksioneve pasi përmbajnë veti natyrale antimikrobiale, ndërkohë që vitamina C që gjendet në limon forcon imunitetin

Tumeriku është erëza tjetër që ndihmon fytin pasi përmban komponimin e quajtur kurkumin, komponim ky që ka veti antimikrobiale dhe antiiflamatore.

Hidratimi luan rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për infeksionet e fytit sepse dehidratimi mund të përkeqësojë gjendjen nëse ka ndonjë infeksion prezent dukë e bërë më të vështirë për trupin që të luftojë infeksionin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here