SpaceX po nxjerr në treg një version kompakt të antenave të saj Starlink, të cilat kompania po i reklamon si një opsion mobil për klientët e saj të internetit satelitor.

“Starlink Mini është një komplet kompakt, portativ që mund të përshtatet lehtësisht në një çantë shpine, i projektuar për të ofruar internet me shpejtësi të lartë…”, sipas një emaili klienti të dërguar nga SpaceX të mërkurën dhe të parë nga CNBC, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, kompania po ofron një “numër të kufizuar” të antenave Starlink Mini për 599 dollarë.

Antena Starlink Mini është afërsisht sa madhësia dhe pesha e një laptopi, pak më shumë se dy kilogramë dhe me përmasa rreth 12 inç me 10 inç me 1,5 inç.

Ajo është afërsisht gjysma e madhësisë dhe një e treta e peshës së antenës Standarde të Starlink.

Emaili nuk specifikonte se kur do të fillonin dërgesat e Starlink Mini.

Por në një postim në mediat sociale, zëvendës-presidenti i Starlink Engineering, Michael Nicolls tha se kompania po “përshpejton prodhimin” në Starlink Mini dhe se “do të jetë i disponueshëm në tregjet ndërkombëtare së shpejti”.

Ndërsa CEO i SpaceX, Elon Musk, shkroi në një postim të hënën se Starlink Mini “do të ndryshojë botën”. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here