Hong Kongu është qyteti më i shtrenjtë në botë për të huajt, vlerëson një studim i kompanisë amerikane Mercer.

Studimi mat koston e 200 gjërave – përfshirë strehimin, transportin, ushqimin, veshjet, sendet shtëpiake dhe argëtimin – në 209 qytete.

Kryesisht për shkak të çmimeve të larta të banesave, Hong Kongu zë vendin e parë për të dytin vit radhazi.

Pas tij vjen kryeqyteti i Turkmenistanit, Ashgabati.

Çmimet e larta në Ashgabat thuhet se janë pasojë e inflacionit të lartë në Turkmenistan.

I treti në listën e Mercerit është Tokio dhe pas tij vjen Cyrihu i Zvicrës.

Zvicra ka edhe dy qytete të tjera në dhjetë vendet e para: Bernin dhe Gjenevën.

Studimi i Mercer-it përdoret shpesh nga korporatat për të vendosur pagat dhe përfitimet për punonjësit e tyre jashtë shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here