Vitet e 80’ta e kanë një reputacion të keq kur është puna te trendet e modës – dhe nuk është sekret që kanë qenë disa trende të çuditshme – por, në këto vite ka pasë edhe disa trende të modës shumë të këndshme (po, ngjyra neon është diçka shumë e veçantë).

Disenjatorët e ditëve të sotme po krijojnë rroba që do ta pasqyrojnë këtë dekadë duke u inspiruar nga epoka e veshjeve me krahë shumë të fryrë dhe flokëve të gjata, por duke krijuar rroba të një stili që top-trendet e viteve ’80 t’i rikthejë në një mënyrë cool në vitin 2019.

Nëse doni të visheni si në vitet ’80 për Halloween ose doni që të keni pak stil të këtyre viteve në veshjet e tuaja të përditshme, mund të inspiroheni nga fotografitë e mëposhtme.

Jemi të sigurt se do të jeni shumë unik – nëse vendosni të riktheni disa nga veshjet e viteve ’80 që edhe sot janë shumë trendi.

Image
Bluzë e gjerë nga mesi i belit

Image
Xhaketa rezistente ndaj erës dhe syze klasike të rrumbullakëta
 

Image
Kostume klasike me ngjyra të hapura dhe atlete

Image
Xhaketë me ngjyrë nga lëkura dhe rryp i gjerë në bel

Image
Çantë në bel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here