Spinaqi është një nga perimet më të përdorura. Ai përmban vitamina dhe antioksidantë që ju mbrojnë nga sëmundjet kronike dhe luajnë rol në shëndetin e trurit, zemrës dhe syve.
Benefitet e të ngrënit spinaq janë të shumta, por Health.com ka rënditur disa prej tyre.
Spinaqi është një burim i nitrateve, të cilat janë kimikate natyrale. Nitratet hapin enët e gjakut, gjë që përmirëson rrjedhën e gjakut dhe lehtëson stresin.
Hulumtimet kanë zbuluar se komponimet në spinaq mund të reduktojnë stresin oksidativ. Stresi oksidativ është një çekuilibër i antioksidantëve dhe radikalëve të lirë, ose substancave të dëmshme që dëmtojnë qelizat tuaja. Disa prova sugjerojnë se stresi oksidativ rrit rrezikun e disa sëmundjeve kronike, duke përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe diabetin e tipit 2.
Spinaqi ofron antioksidantë që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe mbrojtjen nga sëmundjet.
Poashtu, spinaqi është plot me lëndë ushqyese, megjithëse është i ulët në kalori. Spinaqi përmban 45% të DV për folate, një vitaminë B që ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ADN-së. Spinaqi gjithashtu furnizon hekur, magnez, kalium, kalcium dhe sasi të vogla të vitaminave të tjera B.6
Luteina, një antioksidant në spinaq, mund të zvogëlojë rrezikun e degjenerimit makular (AMD) të lidhur me moshën. Kjo sëmundje e syrit mund të turbullojë vizionin e mprehtë dhe qendror, thelbësor për lexim. AMD është shkaku kryesor i humbjes së shikimit për njerëzit më të vjetër se 55 vjeç.