Jahja Drancolli
Ky është cikli i afreskeve të pikturuara midis viteve 1337-1339 në Palazzo Pubblico të Republikës së Sienës, Itali. Cikli është një nga veprat e para me karakter social-politik në artin e kohës, i vendosur në kontekstin historik sipas të cilit artisti i Republikës së Sienës angazhohet fuqishëm. Dihet se partia në pushtet në atë kohë donte që artisti të përfaqësonte alegorinë e Qeverisjes së Mirë (Buon Governo) me efektet që prodhonte (Besimi, Shpresa dhe Bamirësia: qytete të përparuara, fshatra të kultivuar, mirëqenie, arsim, etj.), si dhe nga alegoria e Qeverisjes së Keqe (Mal Governo) me efektet e saj (Mizoria, përçarja, vrasjet, tradhtia, mashtrimi, koprracia, kotësia, skllavëria, sëmundjet, etj.). Mesazhi është i qartë: çfarë përfitojnë qytetarët nga qeverisja publike nëse ajo administrohet në mbështetje të parimeve që rrjedhin veçanërisht nga drejtësia sociale?
Ilustrimi: Ambrogio Lorenzetti, Alegoria e qeverisjes së mirë, muri verior dhe një paraqitje e shkurtër e murit lindor (Efektet e qeverisjes së mirë në qytet) të Sallës së Nëntë të Pallatit Publik (Ambrogio Lorenzetti, Allegoria del Buon Governo, la parete Nord, ed un scorcio della parete Est (Effetti del Buon Governo in città) della Sala dei Nove del Palazzo Pubblico)!
Burimi: Gli stati italiani nel XIV secolo, in, Popoli e civilita, 1 /Trungu & InforCulture
https://www.facebook.com/permalink.php/?story_fbid=3459233061042841&id=100008685422907