Banorët e Australisë Jugore periferike mund të dëgjojnë tinguj si një kërcitje dere ose si një tapë që del nga shishja: ata tinguj krijohen nga zogjtë e vegjël gri që janë simboli i Uellsit të Ri Jugor

Emrin këtij papagalli shumë të këndshëm ia kanë vënë aborigjenët e Jugut të Australisë.

Ky zog i pazakontë me rol ikonik jeton në një zonë të ngushtë të bregdetit australian në Uellsin e Ri Jugor, por shihet edhe në pyje me pemë të larta, në kodrat e këtij rajoni dhe rrëzë kodrave të tyre, shpesh në lartësi deri në 2.000 metra.

Gang-gang Cockatoo (Callocephalon fimbriatum) preferon pyjet e hapura, pellgjet e lumenjve, gëmushat, tokat bujqësore dhe zonat periferike dhe njihet nga një zë që të kujton një derë kërcitëse ose zhurma e tapës së një shisheje!

Popullata e papagallit ka rënë dukshëm në vitet e fundit, për shkak të humbjes së habitatit natyror, kështu që ky zog ka arritur në listën e specieve vulnerabël në New South Wales. Gang-gang është emblema “fauniste” e Territorit të Kryeqytetit Australian dhe simboli i Uellsit të Ri Jugor, transmeton Telegrafi.

Pamja dhe temperamenti

Gang-gang është endemik, preferon temperatura më të ulëta dhe lagështi më të lartë. Ky papagall bën folenë në pemë të reja, ku femrat gërmojnë zgavra për fole me sqepat e tyre të fortë. Të rriturit kanë pendë gri – si meshkujt ashtu edhe femra. Meshkujt kanë pendë të kuqe të ndezura në kokë dhe kreshtë, ndërsa femrat janë vetëm gri të lehta.

Ndryshe nga përfaqësuesit e tjerë të specieve, ky zog është dukshëm më i vogël se përfaqësuesit e tjerë të specieve: rritet deri në 35 centimetra dhe peshon rreth 350 gram.

Ky papagall i gjallë dhe inteligjent është një magjepsës i vërtetë dhe si kanakar shtëpie do të gëzojë dhe argëtojë pronarin e tij me truke, lojëra dhe lëvizje. Gang gang është më pak llafazan dhe jo shumë i zhurmshëm, ndërsa është i prirur ndaj mimikës. Ai mund të mësojë të imitojë tingujt bazë dhe të përsërisë fraza të shkurtra, zakonisht emrin e tij.

Kujdesi, ushqimi dhe shëndeti

Një përzierje komerciale e farave dhe lëndëve ushqyese është baza e një diete të mirë, me shtimin e frutave të freskëta, manave, perimeve jeshile dhe ushqimeve të gatuara herë pas here si orizi dhe misri. Gang gang pëlqen ujin dhe larjen, të cilat janë të nevojshme për t’i mbajtur pendët të pastra dhe të shëndetshme. Krahas ushqimit dhe higjienës së mirë, i pëlqejnë edhe ndërveprimet shoqërore dhe aktivitetet e të gjitha llojeve, sepse ka shumë energji që duhet të shpenzojë dhe për këtë i duhet një hapësirë e madhe. Përveç të qenit e lumtur, me aktivitete në një hapësirë më të madhe, ky zog do të parandalojë shfaqjen e apatisë dhe obezitetit.

Me kujdes të mirë dhe kushte optimale jetese, Gang-gang Cockatoo mund të jetojë më shumë se gjashtëdhjetë vjet.

Lozonjar dhe i dashur për pronarin e tij, ky zog duhej shpikur nëse nuk do të ekzistonte!

Si duket kur pronari flet me papagallin? Dëgjoni regjistrimin!

/Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here