Shumicës prej jush, ju ka ndodhur të iu mpihen gjymtyrët dhe padyshim kjo është një ndjesi shumë e keqe. Zakonisht kjo ndodh për shkak të presionit që bëhet mbi nerva, mirëpo ky presion është i përkohshëm dhe normalizohet sapo të përhapet nga ajo zonë.

 

Parestesia- është gjendja në të cilën mpihen duart apo këmbët. Në shumicën e rasteve ky nuk është ndonjë problem serioz, prandaj nuk keni arsye të brengoseni! Disa nga simptomat e parentesisë janë:

Mpirja e një gjymtyre të caktuar (zakonisht duarve apo këmbëve)

Ndjesi shpimi si më gjilpërë

Nxehje e lëkurës

Kruajtje

Shkaqet, që e shkaktojnë këtë gjendje mund të jenë këto:

Mungesa e vitaminave- kryesisht e vitaminave B1, B6, D dhe E

Infeksione- Disa infeksione siç janë herpesi dhe HIV-i mund të jenë shkaktarë, që ju keni mpirje të vazhdueshme të gjymtyrëve.

Lëndime- Nëse së fundmi keni pësuar ndonjë lëndim, atëherë ju do të përjetoni mpirje të asaj zone edhe pas shërimit.

Përpos këtyre shkaqeve të lartpërmendura edhe alkooli, kimioterapia, disa antibiotikë mund të jenë shkak i mosfunksionimit të nervave.

Personat që janë më të rrezikuar nga paresthesia janë:

Gratë, për arsye se kanë kanale më të ngushta nervore

Personat që kanë probleme me gjëndrën tiroide

Obezët

Disa nga mënyrat me anë të së cilave mund ta parandaloni një problem të tillë janë:

Ushtrohuni çdo ditë

Shmangni ushtrimet, që mund të iu shkaktojnë lëndime

Lëvizni sa më shumë

Krahas këtyre mënyrave, nëse keni mpirje të vazhdueshme të muskujve një konsultimi me një mjek apo profesionist është i detyrueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here