Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se trashëgimisë kulturore i janë shtuar edhe 11 asete.

Bëhet fjalë për:  Tuma e Shpenadisë – Prizren; Tuma e Gjinocit – Suharekë; Vendbanimi shumështresor i Topanicës  – Kamenicë;  Vendbanimi prehistorik i Hisarit – Suharekë; Sahat Kulla dhe Muzeu Arkeologjik – Prizren;  Shtëpia e familjes Pomaku – Prizren; Kroi i Beledijes – Prizren; Shtëpia e Adem Aga Gjonit – Prizren; Shtëpia e Zekirja Sokolit – Prizren; Ndërtesa e Kuvendit të Vjetër, Beledije – Prizren; Kompleksi i Sarajit të Vjetër – Prizren.

“Vazhdojmë me pasurimin e listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme”, thuhet në postimin e MKRS-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here