Inflamacioni është një gjendje shpesh e dukshme, si lëkurë e skuqur, gjunjë që dhembin, kyçe të ënjtura etj. Por, inflamacioni mund të ndodhë edhe së brendshmi dhe nuk është gjithnjë e lehtë për t’u zbuluar

“Inflamacioni është një proces fiziologjik që lidhet më mbrojtjen e trupit tonë dhe forcimin e indeve,” thotë mjekja Jenna Stangland. Inflamacioni mund të shkaktohet nga infeksione, trauma, toksina ose reaksione alergjike.

Kjo gjendje mund të përfundojë duke stimuluar zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, autoimune, sëmundje neurologjike ose kancerit.

Por, dieta duket se luan një rol të rëndësishëm në inflamacion, pasi disa ushqime nxisin ose zvogëlojnë inflamacionin në trup, shkruan Parade.

Cilat janë këto ushqime? Përgjigjja? Ushqimet e skuqura. Ato përmbajnë nivele të larta yndyre, ndërsa reduktimi i kësaj të fundit ndihmon në menaxhimin e simptomave të inflamacionit kronik.

Një studim i publikuar në vitin 2021 mbi minjtë zbuloi se konsumi i yndyrës (që gjendet në patate të skuqura dhe çdo gjë tjetër si ëmbëlsira, byrekë, etj.) përkeqëson sëmundjet metabolike si diabeti më shumë sesa yndyrat e ngopura (që gjenden tek gjalpi dhe mishi i kuq).

Por, mënyra sesi i gatuani ushqimet e skuqura ka shumë rëndësi. Ngrohja e tyre në temperatura të larta mund të rrisë prodhimin e yndyrave duke çuar në rritje të nivelit të glikemisë, e për pasojë të sëmundjeve të tjera kronike.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here