Telefoni në ditët e sotme është shndërruar në një mjet pune i pazëvendësueshëm, është shndërruar në një pajisje me të cilën mund të kryejmë gjithnjë e më shumë detyra. Pajisjet e zgjuara përmirësohen nga viti në vit, duke shtyrë limitet dhe duke i ofruar përdoruesve mjete të reja, për t’jua bërë të përditshmen edhe më të lehtë.

Inteligjenca artificiale po ndryshon gjithashtu me hapa galopantë zhvillimet e fundit në industrinë mobile e jo vetëm dhe themeli i gjeneratës së re Galaxy S24, është pikërisht AI Mobile. Kjo epokë e re do të shpalosë përvoja të reja celulare, që do të ndryshojnë përgjithmonë mënyrën se si smartphonet fuqizojnë përdoruesit. Dhe është pikërisht Inteligjenca Artificiale, shkurtimisht AI si e ndeshim kudo, ajo që përforcon pothuajse çdo përvojë në serinë Galaxy S24. Galaxy S24 UltraGalaxy S24+ dhe Galaxy S24, janë 3 titanët e kësaj gjenerate të cilët frymëzojnë dhe padyshim janë pionerët e dekadës së ardhshme të inovacionit celular.

Më poshtë do të veçojmë disa nga karakteristikat kryesore të kësaj serie që do të çojnë përvojën tuaj celulare në një tjetër nivel.

Funksionet me Galaxy AI

Kamera ishte një nga modalitetet që do të ndryshojë një herë e përgjithmonë faqe në sajë të inteligjencës artificiale. Në Samsung Galaxy Unpacked 2024, përmirësimet e kamerës nuk u fokusuan aq shumë në numrat megapikselë, apo funksione që i shohim prej vitesh në botën e smartphone-ve. Këtë vit, Samsung na hapi portat e një universi të ri, ku gjithçka kishte të bënte me inteligjencën artificiale, parë ndryshe kudo AI. Me serinë e  Galaxy S24 dhe, Samsung lançoi për herë të parë, “diçka” të quajtur “Galaxy AI[1]“. Ky është një term gjithëpërfshirës për grupin e ri të veçorive gjeneruese të AI Mobile të Samsung, që do të ndryshojnë një herë e përgjithmonë eksperiencën tuaj mobile. Falë këtij novacioni, çdokush që kërkonte prej kohësh të hulumtonte botën e fotografisë dhe një pasion të ri, do e ketë më të lehtë, eksplorimin e një arti kaq sublim. Çdokush që do të dojë të komunikojë më shpejtë më lehtë, gjithashtu do e ketë të mundur… E sa e sa detyra të tjera do të përmirësohen në sajë të AI.

Shndërrohuni në një fotograf profesionist në sajë të Inteligjencës Artificiale

ProVisual Engine e serisë Galaxy S24 është një paketë gjithë-përfshirëse mjetesh të fuqizuara nga AI që transformojnë aftësitë e kapjes së imazhit dhe rrisin në maksimum lirinë krijuese në çdo hap, duke filluar nga vendosja e një fotografie deri tek shpërndarja e saj në rrjetet sociale. Galaxy S24 Ultra vjen me 5 kamera të fuqishme. Kamera e këndit të gjerë deri në 200 MP, kamera e zmadhimit deri në 10x, 50 MP dhe 3 kamera të tjera, ndër to dhe e Selfiet, më një kualitet epik që fotot tuaja të jenë të jashtëzakonshme. Ndërkohë dy pajisjet e tjera S24 vijnë me karakteristika po aq epike si: kamera 50 MP, sistemi Dual Tele Zoom, Nightography (selfie, video), Super HDR (foto, video, galeria), Modifikim gjenerues dhe Sugjerim modifikimi.  Këto të fundit janë pikërisht karakteristikat e mundësuara nga AI mobile.

Pasi të shkrepni fotografi të shkëlqyera, mjetet inovative të redaktimit të Galaxy AI mundësojnë kryerjen e modifikimeve të thjeshta si fshirjen, apo rikompozimin e fotove. Për optimizime më të lehta dhe më efikase, Edit Suggestion përdor Galaxy AI për të sugjeruar ndryshime të përkryera të përshtatshme për secilën fotografi. Për t’u dhënë përdoruesve edhe më shumë kontroll dhe liri krijuese, Generative Edit mund të plotësojë pjesë të një sfondi imazhi me AI krijues. Kur një fotografi është e shtrembër, AI do të plotësojë kufijtë. Kur duhet të lëvizim pak për të kapur objektin në pozicionin e përsosur, AI i lejon përdoruesit të rregullojë pozicionin e subjektit dhe të krijojë një sfond të përzier në mënyrë perfekte në vendin origjinal të tij.

E për të mos u ndalur vetëm tek fotografia, Note Assist, Transcript Assist, Circle to Search with Google, e pranishme tek të treja pajisjet e gjeneratës së re janë aplikacionet apo karakteristikat e tjera të mbështetura në AI Mobile, për t’i ardhur në ndihmë çdo përdoruesi. Tashmë me ndihmën e Circle to Search with Google, mjafton të rrethoni objektin për të cilin keni interes dhe do ta gjeni veten në faqen e atij produkti.

Gjithashtu, me një “asistent” të ri, siç është inteligjenca artificiale çdo detyrë, çdo komandë do të na duket më e lehtë, duke na thjeshtësuar të përditshmen tonë dhe duke na ofruar një eksperiencë të pametë mobile.

[1] Veçoritë e Galaxy AI do të ofrohen falas të paktën deri në fund të vitit 2025 në pajisjet e Samsung Galaxy.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here