Ura e Bunës së bashku me urën e Bahçallëkut kanë qenë lidhjet tokësore të qytetit të Shkodrës me vise të tjera të vendit dhe jashtë tij. Ura e Bunës është një vepër osmane, e ndërtuar gjatë vitit 1499-1500. Ajo ishte e ngritur me këmbë prej druri, të dëmtuara me kalimin e kohës.

Në vitin 1899 kjo urë është rindërtuar nga guvernatori osman në Shkodër asokohe. Kryetari i Bashkisë së asaj kohe mori iniciativën për projektimin e kësaj ure me inxhinierin turk Ali Beu. Për ndërtimin e saj u përdorën këmbë çimentoje, të lidhura me shufra hekuri si dhe trarë prej druri për shtrimin e pjesës së sipërme të saj.

Ura e vjetër e Bunës ishte një urë, e cila hapej në pjesën qendrore të saj për të lejuar kalimin e anijeve që qarkullonin nga liqeni në Bunë dhe anasjelltas.

Ura e vjetër e Bunës u shkatërrua si gjatë Luftës së Parë Botërore, ashtu edhe të dytës. Ura e re përfundoi së ndërtuari në vitin 2011 dhe duhet thënë se sot është kjo urë e re që mban trafikun e vrullshëm të qytetit. Ura e vjetër është monument historik i kategorisë së dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here