Topiajt ishin një nga familjet më të fuqishme feudale shqiptare në mesjetë, një degë e së cilës arriti të krijojë në Shqipërinë e Mesme principatën e vet të pavarur me të njëjtin emër në gjysmën e dytë të shek.XIV dhe për pak kohë në fillim të shek.XV.

Pinjollët e kësaj dege të familjes që mbante vetëm mbiemrin Topia i zgjeruan me shpejtësi pronat e tyre dhe i forcuan pozitat shoqërore e politike që në gjysmën e parë të shek.XIV. Një ndër të parët, Tanush Topia, si vasal i mbretit anzhuin të Napolit arriti të sundojë midis Matit e Shkumbinit dhe mori titullin “Kont” prej papës mbretit Robert më 1338. Pas vdekjes së tij trashëgimtar mbeti Karl Topia, me të cilin zotërimet e Topiajve njohën shtrirjen më të gjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here