Receta për këtë ilaç është gjetur në një manastir të lashtë tibetan, të shkruar në pllaka argjilore.
Supozohet se është shkruar para 2 mijë vjetësh, ndërsa përdoret kundër triglicerideve, kolesterolit dhe shtresave gëlqerore në enë të gjakut, si dhe për jetë të gjatë.
Ai gjithashtu parandalon sulmin në zemër, tru dhe angjina pektorisin.
Më pas, parandalon krijimin e tumoreve, përmirëson shikimin dhe e rinon organizmin.
RECETA TIBETANE
Përgatitja: 300 gramë hudhra dhe 1 kilogram limona me lëvore, i bluani imët.
Më pas një litër e gjysmë me ujë e qitni që të vlojë e pastaj e ulni temperature dhe e shtoni hudhrën dhe limonin e bluar dhe e mbuloni enën.
Në temperaturë shumë të ulët këtë përzierje e zieni 14-45 minuta (assesi më gjatë).
Më pas e largoni dhe e lini që të ftohet. Këtë ilaç duhet ta qitni dhe ta ruani në një enë të qelqtë të mbuluar.
Konsumohet në lukth të zbrazët për çdo mëngjes dhe atë nga 0.5 dl, gjatë 25 ditësh.
Më pas gjithsesi duhet që ta bëni një pauzë prej 10 ditës e më pas ta përsëritni procedurën deri në përmirësimin e gjendjes shëndetësore. Pas kësaj e ndërpritni përdorimin.