Në historinë e njerëzimit besohet se pasuria e afrikanit Mansa Musa e kalon atë të milionerëve modernë. Mansa Musa sundonte perandorinë e Malit në shekullin e 14-të dhe akumulimi madh i floririt prej tij e bëri që të diskutohet si një nga njerëzit më të pasur të historisë.

Por përse atëherë duket se ai është zhdukur nga imagjinata historike perëndimore. Disa përllogaritje thonë se pasuria e perandorit të vjetër afrikan Mansa Musa, është ekuivalentja moderne e rreth $400 miliardëve.

Në kohën kur sundonte Musa perandoria e Mali po zgjerohej me tregtinë e floririt dhe kripës. Musa vlerësohet gjithashtu për nxitjen dhe financimin e letërsisë dhe arsimit ne vendin e tij.

Sipas rrjetit  History.com, Musa kishte treguar masën e pasurisë gjatë një pelegrimazhi në Mekë, ku rrethohej nga mijëra ushtarë e skllevër që mbanin sasi të mëdha floriri.

Ai la prapa flori e dhurata të shumta në Egjipt, por raportimet thonë se bollëku uli vlerën e floririt dhe shkaktoi pasoja për disa vite me radhë në ekonominë e vendit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here