Një nga fotot më të njohura historike është kjo foto tronditëse e vitit 1960.

Fotoja ka kapur momentin fatal të vrasjes së politikanit Inejiro Asanuma në Tokio.

Asanuma, një politikan kontrovers, u qëllua gjatë një debati televiziv në fushatë elektorale, nga një militant ultranacionalist, i cili ishte vetëm 17 vjeç.

Duke përdorur një thikë tradicionale japoneze, 17-vjeçari Yamaguchi e sulmoi politikanin ndërsa transmetimi i debatit jepej live në TV.

Disa ditë më pas adoleshenti vrau veten në stacionin e policisë, ku mbahej pas arrestimit.

Vrasja ndodhi në12 tetor 1960.

Fotografi Yasushi Nagao fitoi me këtë foto çmimin Pulitzer  dhe çmimin World Press Photo of the Year.

a.c

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here